Përplasja me tifozët, Arsenali merr vendimin drastik për Granit Xhakën

534
Sigal

Përplasja me tifozët para disa ditësh, nuk ka kaluar pa pasoja për Granit Xhakën.

Teksa po dilte nga fusha e lojës, tifozët po e ofendonin në kor, ndërsa mesfushori shqiptar iu bëri me shenjë të bërtisnin edhe më shumë.

Pasi po futej në tunel, ai hoqi me inat edhe bluzën, madje flaku edhe shiritin e kapitenit. Pikërisht, për këto sjellje, klubi Arsenalit ka marrë edhe vendimin drastik për Granit Xhakën. Ai nuk do të jetë më kapiten i ekipit duke filluar që tani e në vazhdim.

Xhaka e mori shiritin e kapitenit para dy muajsh, por që në fillim, ky fakt u kontestua në atë kohë nga shumë tifozë.

Tashmë, klubi i Arsenalit duket se po fillon të marrë masat e para ndaj Granit Xhakës. Shiritin e kapitenit në vazhdim do ta mbajë sulmuesi, Aubameyang.