Përcaktohet data dhe stadiumi i finales së Kupës së Italisë

261
Sigal

Tashmë është zyrtare, finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, do të luhet në “Mapei Stadium” më 19 maj.

Ka qenë vetë liga italiane që ka komunikuar vendin dhe datën kur do të luhet finalja e Kupës së Italisë.

Fillimisht ishte thënë se ndeshja do të luhej në “San Siro”, por në vendimin e marrë së fundmi është vendosur që të luhet në stadiumin “Mapei”, aty ku i luan ndeshjet si vendas skuadra e Sasuolos.

Në finale do të përballen, Atalanta që në gjysmëfinale eliminoi Napolin dhe Juventusi që eliminoi Interin.