Përballje e fuqishme në “Air Albania”, Tirana shtang Kukësin për dy minuta dhe merr kreun

326

Përballje e fuqishme në “Air Albania”. Tirana ka përmbysur Kukësin në 3 minuta. Një triumf titulli për bardheblutë, të cilët iu falën supergolit të Idriz Bathës dhe saktësisë së Agustin Torasës.

Ndërkohë në minutën e 52-të, Kristi Vangjeli shkaktoi një autogol duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm verilindorëve. Me fitoren e sotme, bardheblutë rrëmbejnë për herë të parë në këtë kampionat kreun e renditjes.

bandicam 2020-02-21 17-56-59-726

FT| KUKËSI – TIRANA 1-2

Vangjeli 52′ (autogol)  / Batha 85′, Torasa 88′  

KOMENTI LIVE: 

PËRFUNDON TAKIMI. 

Akordohen 7 minuta shtesë.

88′ GOOOOOL TIRANA 1-2/ Përmbysje e çmendur. Torasa kalon në avantazh bardheblutë. Festë e çmendur e kryeqytetasve. Pas një depërtimi fantastik të Kobina nga e djathta, ky i fundit asiston për argjentinasin Torasa, i cili e ka shumë të lehtë me portën e boshatisur të shënojë. 

85′ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Batha realizon një supergol nga goditja e dënimit. Shpërthen festa në “Air Albania” .

84′ Kukësi me 10 lojtarë, Olsi Teqja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

79′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha, Shkurtaj, vendin e zë Bruno Lulaj.

74′ Kristi Vangjeli provon të korrigjojë gabimin, me një gjuajtje me të majtën brenda zonës, por për fat të keq të korçarit, sfera përfundon mbi traversë.

74′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Ethemi, vendin e tij e zë Gavazaj.

69′ Sa pranë i shkon golit me kokë Torasa. Futbollisti shtatshkurtër provon me të befasojë nga brenda zonës, por topi ka përfunduar në rrjetën e jashtme.

68′ Zëvendësim te Tirana, largohet Hoxhallari, vendin e tij e zë Ismajlgeci.

67′ Drithërima në portën e Tiranës, Abazaj lëviz bukur dhe provon me një gjuajtje drejt portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

64′ Goditje dënimi për Tiranën, në një pozicion të favorshëm, provon Batha, por gjuajtja e tij është e gabuar.

59′ Zëvendësim te Tirana, largohet Muçi, vendin e tij e zë Majkëll Ngo.

58′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, pas shpërthimit të Abazajt nga e djathta, ylli i skuadrës verilindore, provon të shërbejë për Ethemin në zonë, por Doka largon rrezikun në këndore.

52′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida, verilindorët kalojnë në avantazh pas autogolit të Kristi Vangjelit. Meritë për këtë avantazh ka padyshim Musta, i cili depërtoi bukur nga e majta dhe harkoi një top në zonë për Shkurtaj, por i pafat Vangjeli, i cili padashje e devijon në portën e tij. 

50′ Muçi dhuron spektakël në zonë, pas fitimit të duelit me Maliqin, provon me një gjuajtje, por ndalet nga Obanor.

48′ Tirana e nis në sulm pjesën e dytë. Por Kale nxitohet duke shpërdoruar një mundësi shënimi. Teksa nuk shërbin siç duhet, provon edhe Torasa, por pa problem për Xhikën.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacion.

PRONONCIMET NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

ALBI DOKA: Do vazhdojmë si në ndeshjet e tjera. Do e marrim ndeshjen me qetësi sepse goli do të vijë. Do e qarkullojmë topin dhe do të shënojmë.

VALON ETHEMI: E filluam pak keq, arritëm të merrnim terren. Do bëjmë maksimumin të fitojmë ndeshjen në pjesën e dytë. Tirana fitoi terren në 30 minutat e para, më pas e morëm veten. E di profesori se çfarë do ndryshojmë në pjesën e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Iluzion goli në “Air Albania”. E pabesueshme çfarë përdoron Rroca, pas asistit fantastik të Valon Ethemit. Gjuajtja me të djathtën e mesfushorit ka shkuar ngjitur me shtyën e djathtë pingule.

38’ Pas një goditje dënimi nga e djathta, Vangjeli me kokë gjuan qetësisht drejt portës por Xhika është në pozicion dhe kontrollon.

36′ Goditje nga këndi për Kukësin, provon me kokë, Rroca, por gjuajtja shkon pa probleme në duart e portierit Lika.

33′ Kristi Vangjeli është i ndëshkuar i tretë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Ethemit.

30′ Limaj harkon një top të rrezikshëm në prapa shpinë, por nuk përfiton aty Abazaj.

29′ Albi Doka ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

26′ Kobina pretendon për 11-metërsh pas kontaktit me Obanor, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

25′ Kukësi gjen rrugën e rrjetës me Shkurtajn, por goli anulohet, pasi gjyqtari kishte akorduar më herët faull në sulm ndaj Vangjelit. I drejtë vendimi i gjyqtarit.

20′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Xhikës, teksa gardiani i skuadrës verilindore bën sërish heroin, duke ndalur gjuajtjen e Bathës nga goditja e dënimit.

19′ Olsi Teqja ndëshkohet me karton të verdhë duke humbur sfidën e ardhshme ndaj Teutës.

15′ Goditje dënimi për Kukësin, nga krahu i majtë. E fiton Ethemi pas një dueli me Dokën. Kroson Rroca, por largojnë futbollistët e Tiranës.

13′ Kundësulm i shpejt i Tiranës, Torasa sfumon një mundësi shënimi, duke ua dhuruar topin mbrojtësve të Kukësit.

12′ Musta harkon një top të rrezikshëm në zonë për Shkurtajn, por ky i fundit nuk përfiton.

6’ Përgjigja e Kukësit vjen me një diagonale të Abazajt e cila kalon gjithë pasqyrën e portës së bardhebluve. Nuk ndodhet asnjë nga futbollistët e skuadrës verilindore për të përfituar.

5′ Tjetër rast i mirë shënimi për Tiranën me Kobina, por futbollisti bardheblu ndalet nga portieri Xhika në momentin e fundit, teksa topi ka përfunduar në rivënie fundore.

4′ Ethemi rrëzohet brenda zonës, pas një dueli me Dokën dhe kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamit.

2′ Rast ideal për Tiranën. Pranë golit bardheblutë. Muçi provon me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, pret me vështirësi portieri Xhika. Dridhen verilindorët.

1′ Ka startuar sfida!

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobinah, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo