Kapiteni i Argjentinës u përjashtua nga loja e Kilit pas zënkës futbollistin Geri Medel, dhe të dy morën karton të kuq.
Pasi doli jashtë, Mesi tha se “kupa ishte e paravendosur dhe se fitues do të ishte Brazili”.
Pas kësaj deklarate që Lionel Mesi është gjobitur me 50 mijë euro nga “Conmebol”, organi qeverisës i futbollit në Amerikën Jugore.
Por, sikur të mos mjaftonte kjo dje në mbrëmje ka ardhur edhe një tjetër masë, por kjo më e rëndë.
Mesi është pezulluar nga futbolli ndërkombëtar për tre muaj pasi deklaroi se Kupa e Amerikës ishte “e korruptuar”.
Ky vendim duhet që të apelohet brenda shtatë ditëve, ndërkohë që Mesi do të mungojë në sfidat ndaj Kilit, Meksikës dhe Gjermanisë në vjeshtën e ardhshme, pasi ndeshjet luhen në shtator dhe tetor të këtij viti.