Pas ndëshkimit në të kuq në ndeshjen Milan-Juventus, Higuain dënohet edhe nga Gjykata Sportive e Italisë

439
Sigal

Dënimi me të kuq në sfidën me Juventusin revoltoi ish-futbollistin e Juventusit, tashmë pjesë e Milanit, gjë e cila nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e gjykatës sportive italiane.

Gonzalo Higuain është dënuar për sjelljen e tij ndaj arbitrit Mazzoleni, ku sulmuesi argjentinas u ndëshkua me karton të kuq për shkak të reagimit të tij tepër agresiv ndaj vendimeve të arbitrit kryesorë të ndeshjes.

Për sjelljet në fjalë, Gjykata Sportive ka vendosur ta dënojë atë me dy ndeshje pezullim.

“Për protesta kundër zyrtarëve të ndeshjes; për sjellje të ashpër dhe pa respekt ndaj arbitrit kryesor të ndeshje në minutën e 38’-të, në mënyrë të çrregullt dhe kërcënuese dhe duke përsëritur qartë protestat në kohën e largimin nga fusha e lojës”, thuhet në dënimin e Gjykatës sportive, ndërsa e skualifikon atë për dy ndeshjet e ardhshme në Seria A.