Partizani synon goditjen e madhe, të kuqtë piketojnë lojtarin në pronësi të Milanit

120
Sigal

Partizani është në kërkim të disa përforcimeve në prag të ndeshjes në Conference League ndaj Saburtalos, por jo vetëm.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Partizani është duke ndjekur sulmuesin e Milanit, Luan Capanni.

Partizani e dëshiron me formulën e huazimit 22-vjeçarin brazilian, i cili është aktivizuar në 34 ndeshje në Serine C, duke shënuar në total 4 gola.

Para disa vitesh, Igli Tare transferoi djaloshin e talentuar nga Brazili te Lazio.