Partizani kryen stërvitjen e parë në Slloveni

533
Sigal

Partizani ka kryer stërvitjen e parë në Slloveni, pasi ka mbërritur në vendin ku do të kryejë edhe fazën përgatitore.

Ekipi, nën drejtimin e trajnerit të ri, Franko Lerda, ka zbritur në fushë në orën 17:30, për të kryer seancën e parë stërvitore.

Bashkë me trajnerin, në fushë ishin edhe fytyrat e reja për të kuqtë, si braziliani Kordeiro Melo, apo edhe shkodrani Esin Hakaj.

Partizani do të qëndrojë në Slloveni deri në datën 2 korrik, teksa do të bëhet gati për kundërshtarin në turin e parë të Champions League, të cilin e mësoi sot, Qarabagun nga Azerbajxhani.