Paralajmërimi i Cellinos: Nuk zbresim në fushë nëse rifillon kampionati

342
Sigal

Presidenti i Brescias Massimo Cellino është shprehur kundër idesë së rifillimit të kampionatit Italian në fillim të muajit qershor, ashtu siç është duke u planifikuar aktualisht, pasi thotë se situate është ende e vështirë.

Ai shtoi se nuk mund të luhet futboll për sa kohë njerëzit kanë frikë të shkojnë në stadium dhe të dalin nga shtëpitë, ndërsa theksoi se edh nëse Serie A rifillon, nuk do ta nxjerrë skuadrën e tij në fushë.

“Unë e kam thënë dhe vijoj ta theksoj, që në kushte të tilla nuk do të lejoj skuadrën të zbres në fushë. Nuk është një provokim, ndaj jam gati të marr të gjithë përgjegjësitë e pezullimit dhe pikëve të hequra.

Nuk më shqetëson fakti që jemi në vend të fundit dhe mund të rrëzohemi në Serinë B, pro ata që duan rifillimin e kampionatit, duhet të kalojnë njëherë më parë në Brescia, të shohin situatën e krijuar. Nuk mund të dëgjojmë Lotiton, pasi ai nuk është kompetenti i kësaj situate”, tha Cellino.