Paqe në “Clasico”, finalisti vendoset në ndeshjen e kthimit

476
Sigal

Barcelona dhe Real Madrid kanë barazuar 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey e cila është luajtur në Camp Nou.

Ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe spektakël, megjithëse Leo Messi e nisi nga stoli.

Shkëlqyen Vinicius Junior për Los Blancos dhe Malcom për Barcelona-n.

Real kaloi i pari në avantazh me golin e Lucas Vazquez. Barça nuk po luante mirë dhe e mori veten gjatë pjesës së dytë.

Goli i barazimit erdhi pas një aksioni të bukur të finalizuar nga braziliani Malcom.

Ndeshja mbeti e hapur deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat kanë lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu e cila do të luhet më 27 shkurt.