Sigal

Për shumë opinionistë blerjet më të mira në merkaton e verës te Milani janë Leonardo dhe Maldini, por sipas raportimeve të fundit “djalli” nuk është ndalur këtu.

Sot në Milano ka ardhur një tjetër legjendë, braziliani Kaka, i cili në intervistën e parë ka theksuar se nuk e di ende se çfarë roli do marrë. Mendohet se për fituesin e “Topit të Artë” është ruajtur një rol skauti, pasi më herët ka deklaruar se nuk ka dëshirë të kalojë shumë kohë larg shtëpisë.

Pas mbërritjes në Malpensa Kaka është shprehur: “Jam shumë i lumtur sa herë që vij këtu. E pash ndeshjen ndaj Napolit dhe shpresoj që ky do të jetë një sezon shumë i mirë për Milan. Flas shpesh me Leonardo-n pasi jemi shokë, por nuk kemi diskutuar se çfarë roli do të marr.

Për momentin, prioriteti im janë fëmijët e mi, të cilët jetojnë në Brazil. Duhet të qëndroj me ta. Dua të mësoj se çfarë mund të bëj aktualisht në botën e futbollit. Të rikthehem në San Siro për Milan-Roma do të jetë diçka e madhe. Pres që Milan të fitojë.”