Sigal

Trajneri i kombëtares Kristian Panuçi foli në konferencën për shtyp para sfidës miqësore me Jordaninë. Panuçi e quajti këtë ndeshjë si një mundësi e mirë për të provuar lojtarë të rinj.

Duke iu referuar përballjes me Izralein për Ligën e Kombeve, trajneri ynë u shpreh se nëse nuk do të fitohet ndeshja, mund të quhet një katastrofë. “Të mendojmë për Jordaninë, më pas të shohim për Izraelin. Edhe ata mund të kenë mungesa. Diçka e kam në mendje. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do jetë katastrofë. Kemi disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë kohët e fundit. Grupi ka punuar mirë, kemi shpirtin e duhur për të bërë një ndeshje shumë të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të rëndësishme sepse mbetet ndeshje e kombëtares”.

Për sa i përket zgjedhjes së kundërshtarit, Panuçi u shpreh se mes dy kundërshtarëve të ardhshëm ka ngjashmëri. “Jordania ishte një zgjedhje duke parë renditjen e FIFA-s, një ndeshje për të përgatitur sfidën kundër Izraelit, por mund të kenë ndonjë ngjashmëri. Sepse është një skuadër teknike, nuk ka presion, prandaj nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”.

Panuçi foli dhe për lojtarët e tij të grumbulluar dhe për mungesat. “Demiri nuk është thërritur më sepse Lenjani ka rifilluar të luajë sërish dhe ka më shumë përvojë se ai. Prandaj tani Demiri do të qendrojë në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vijë herën tjetër. Nëse shkon në Skoci pa Roshin, Sadikun, Grezdën, me Mavraj që nuk luan prej 9 muajsh dhe Lila gjithashtu, atëherë ke pak mundësi për të bërë zëvendësime”. Një lojtar si Hysaj që luan në Champions League nuk i ndryshon asgjë nëse luan me tre qendërmbrojtës. Besoj se edhe më parë me De Biasin keni luajtur me tre… kështu që nuk është ky problemi”. Uzuni shkoi te Lokomotiv Zagreb, unë e ndoqa në pesë ndeshjet që ka luajtur atje dhe jam shumë i kënaqur me të sepse ka disa cilësi që nuk i kemi në grupin tonë”. “Fillimisht mendojmë për Jordaninë, pastaj për Izraelin. i kam disa ide për Izrealin, nëse fitojmë do të kem të drejtë, nëse jo do ta cilësoni katastrofë”.

Pyetjes nëse duhet të jetë më i qetë në daljet për mediat, Panuçi u përgjigj: “Kur humbas bëhem me nerva. Kam marrëdhënie të keqe me humbjen. Kur humbas, partnerja ime duhet të ketë rënë në gjumë kur kthehem në shtëpi”.