Panucci nuk e donte kuqezi, Lenjani “poston” drejt Italisë dy gola

386
Sigal

Ai nuk shihej si futbollisti ideal për krahun e majtë të mbrojtjes në kombëtare, por me skuadrën e tij, Sion po bën çmendurira. Po flasim për Ermir Lenjanin, që pas largimit të Christian Panuccit pritet të rikthehet në radhët e kombëtares kuqezi.

E për këtë fakt, ai ka dërguar dy sinjale nga Zvicra. 29 vjeçari realizoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri në 45 minutëshin e parë përballë Thun. Në takimin e vlefshëm për raundin e 27-të të Superligës zviceriane, Lenjani realizoi në minutat 21 dhe 33, për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij.

Aktualisht rezultati është 2-1, por ky është një sinjal i qartë për trajnerin e kombëtares. Njeriu gol nuk vjen vetëm nga sulmuesi, por edhe nga një futbollist pulivalent dhe Lenjani shihet si i duhuri.