“Pano, një lojtar i rrallë”

518
Sigal

Këshilla e yllit gjerman, Rumenige

 Flitet shumë për talente shqiptare që, synojnë Europën, ndërkohë që futbollit tonë i mungon gjithmonë e më shumë cilësia…

“Mendoj se, një politikë tjetër të gabuar po ndjekim edhe me lojtarët e rinj që shkojnë jashtë shtetit. Dua të përmend, një deklaratë të ikonës së futbollit gjerman dhe atij botëror, Karl-Heinc Rumenige, tani drejtor i përgjithshëm te Bajerni i Munihut, të cilit i kishin bërë përshtypje gjithë ato talente shqiptare, që lëvizin në gjithë Europën. Mesa jam i informuar, Rumenige u ka bërë thirrje të dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare, si dhe federatave përkatëse, t’i grumbullojnë, për t’i seleksionuar, trajnuar dhe për të përfaqësuar vendet e tyre. Gjermani Rumenige shqetësohet për talentet shqiptare, ndërsa ne jo. Por, kur Kosova, që ne dëshirojmë me shpirt e zemër, të behet me ekipin e saj përfaqësues, po e nesërmja ndërkombëtare e futbollit tonë, si do të gjendet? Ku është perspektiva? Po, vizioni i politikbërësve tanë sportivë? Këto janë disa probleme që, duhen zgjidhur në vazhdimësi”, – tha Bushati.

 Golashënues në Kupën Ballkanike

 Emri i Mehdi Bushatit është shënuar përjetësisht në statistikat e Kupës Ballkanikë, atje ku dhe Dinamo ka marrë pjesë disa herë. Bushati ka shënuar gola me peshë dhe të rëndësishëm: tre kundër Levskit të Sofjes në barazimet 2-2 (1962) dhe 1-1 (1964), dy gola në fitoren 3-2 kundër Dinamos së Bukureshtit (1962).

 “Një lojtar si Panajot Pano, në kohën e sotme do të ishte një lakmi për ekipe më të mira në Europë”

 Mehdi Bushati kujtohet si një nga djemtë e artë të Dinamos, një fantazist dhe organizator i rrallë për nga horizonti taktik.

“Kujtoj një ndeshje për Kupën Ballkanike kundër Dinamos së Bukureshtit, një ekip shumë i fortë të cilin e mundëm në Rumani 3-2 (11 mars 1962). Dy gola i shënova unë dhe një e bëri Panajot Pano. Nuk ishte rezultati i fituar sesa loja e bukur që bëmë atë ndeshje. Dinamo e Bukureshtit dëshironte të na mbante edhe disa ditë më shumë, për të shkëmbyer eksperiencë midis dy klubeve”, – tha mjeshtri Mehdi Bushati. “Me Panon, të cilin e konsideroj si një nga futbollistët më të mirë që ka nxjerrë Shqipëria, ne formonim një dyshe shumë simpatike, pasi gërshetohej startimi i tij fuqishëm, shpërthyes dhe konkludues shumë i mirë, ndërkohë që unë luaja rolin e një organizatori dhe një fantazisti, i cili pak a shumë i tërhiqte lojtarët kundërshtarë duke krijuar hapësira për lojtarë si Panajoti, i cili nuk të falte. Edhe në ndeshjen kundër Danimarkës, të fituar 1-0 në “Qemal Stafa” (30 tetor 1963), Panajoti shënoi një gol të shpejtë (3’) dhe të bukur, falë këtyre kombinimeve. Bëmë një ndeshje të madhe”, – tregon Bushati. Ishte fitorja e Shqipërisë për eliminatoret e një Europiani. “Pano ishte një talent i madh dhe përbën një histori në futbollin tonë, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, për lojën cilësore. Një lojtar si Panajot Pano, po të ishte në kohën e sotme do të ishte një lakmi për ekipe të tilla si Juventusi, Interi apo klubet më të mira në Europë”.

 Të kuqtë regjistruan suksesin e tretë në transfertë. Tirana rikthehet te fitorja. Barazon Teuta

 Partizani triumfon dhe…shkarkon trajnerin e Kukësit

   Partizani fitoi 1-0 me Kukësin, duke regjistruar kështu fitoren e tretë në katër ndeshje në transfertë. Të kuqtë e drejtuar nga Hasan Likës kanë zhvilluar një lojë mjaft të mirë kombinative, me qartësi taktike dhe dalje të spikatura nga krahët, dhe tashmë e shohin veten në vendin e dytë, me një pikë më pas se Teuta. Dominimi ka ardhur gjithnjë në ngritje për Partizanin. Mazrekaj është shumë problematik për prapavijën e nënkampionëve, të cilët i kushtojnë rëndësinë më të madhe kosovarit, duke lënë të lirë Mitrajn. Ky i fundit ka pasur dy raste të arta për finalizim përballë Halilajt, por ka gabuar rëndë, duke bërë më të vështirën, e nxjerr topin jashtë kuadratit kuksian. Lika bën zëvendësimet e veta. I suksesshëm rezulton aktivizimi i mesfushorit Thana në vend të Maliqit. Një goditje nga këndi, ekzekutuar nga e djathta prej Hyshmerit, shkon në zonën kuksiane, ku ka një lëmsh. Topi shkon te këmbët e Thanës, i cili zhbllokon shifrat dhe kalon në epërsi. Kronometri i gjyqtarit shënon minutën e 77-të, kur vuloset edhe fati i kësaj sfide mjaft të luftuar. Tirana ka gjetur fitoren dhe golin e dytë në këtë kampionat, duke shtuar edhe tri pikë të tjera në llogarinë e vet dhe larguar sadopak fundit të klasifikimit. Portugezi Semedo ka qenë “heroi” i kësaj ndeshjeje, teksa ka shënuar golin e hershëm që në minutën e 7-të, por merita të shumta shkojnë edhe për portierin Caka, që ka evituar raste tepër të vështira në kuadratin e tij. Teuta kryesuese ka dëshmuar sërish potencialin e vet, duke dalë me një barazim nga fusha e vështirë e “Roza Haxhiut”. Golit të Koreshit në pjesën e parë i është përgjigjur Daniel Xhafaj në fillimin e 45 minutave të dyta, duke ndarë kësisoj nga një pikë për të dyja skuadrat. Durrsakët ruajnë kreun, të paktën edhe për 24 orë, në pritje të rezultatit të ndeshjes së të enjtes mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

Flamurtari dhe Bylisi u ndanë 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Peqin. Gërxho për mallakastriotët është treguar i saktë së këndejmi në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa kapiteni vlonjat, Sakaj, ka shpërdoruar mundësinë në minutën e 80-të për të barazuar shifrat. Fitorja u duk se do t’u buzëqeshte ballshiotëve, por nuk ka qenë i këtij mendimi Beqiri, që ka shënuar dy minuta parambarimit të kohës së rregullt. Bylisi e ka mbyllur ndeshjen me 9 futbollistë, sepse veç portierit Ruco ka dalë me të kuqe edhe mbrojtësi Basriu, në momentin e penalltisë, në minutën e 80-të. Laci fitoi 1-0 me Bësën, falë golit të Vuçajt në pjesën e parë. Sot do të luhet Vllaznia-Skënderbeu në “Loro Boriçi”.

 

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA VI

 

KUKËSI-PARTIZANI     0-1

Thana 77’

LUSHNJA-TEUTA        1-1

Korreshi 21’ / D.Xhafaj 55’

TIRANA-KASTRIOTI    1-0

Semedo 7’

FLAMURTARI-BYLIS           2-2

Qejvani 29’, Beqiri 88’ / Gërxho 24’, 53’ (pen)

LAÇI-BESA            1-0

Vucaj 23’

VLLAZNIA-SKENDERBEU  (sot)

 

1    Teuta           6    12

2    Partizani       6    11

3    Vllaznia        5    10

4    Laçi            6    10

5    Skënderbeu      5    9

6    Bylis           6    8

7    Lushnja         6    8

8    Kukësi          6    7

9    Tirana          6    7

10   Kastrioti       6    6

11   Flamurtari      6    5

12   Besa            6    10

Armando Cungu, i pari i larguar

 Trajneri shkodran Armando Cungu nuk ka duruar më. Pasditen e sotme, menjëherë pas ndeshjes ë humbur me Partizanin, ai ka deklaruar dorëheqjen e tij nga drejtimi i skuadrës kuksiane. Në fakt kishte ditë që pritej kjo gjë. Edhe vetë ai e kishte kuptuar se gjërat nuk po i shkonin ashtu siç duhej. Për këtë arsye ka vendosur të thotë STOP. Ecuria e skuadrës nuk ka qenë ajo e pritshmja. Në 6 javë kampionat vetëm 7 pikë të grumbulluara dhe në një situatë të tillë drejtuesit e klubit kishin kohë që ushtronin presion. Skuadra në fakt ishte e lodhur nga pjesëmarrja në Kupat e Europës. Lojtarët e ardhur në merkaton e verës nuk sollën asgjë tek kuksianët përkundrazi loja e tyre ra ndjeshëm. Në kushte të tillë, trajneri që hyri në histori me këtë skuadër duke shkuar deri në turin e katërt të Kupave të Europës, ka vendosur të dorëhiqet.