“Oran 2022”/ Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare, mundësi Zelimkhan Abakarov shpallet kampion

178
Sigal

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.

Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.

Kështu suksesi i parë kuqezi në Oran mban firmën e sportit të mundjes. Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.