Operacioni fshesa te Barcelona, ekipi katalanas pritet të largojë 14 futbollistë

173
Sigal

Barcelona do të bëjë ndryshime të mëdha për sezonin e ri, pas një viti thuajse të dështuar.

Katalanasit kanë arritur të fitojnë Kupën e Mbretit, por janë eliminuar herët nga Liga e Kampionëve dhe duket se nuk do t’ia dalin ta fitojnë titullin në La Liga.

Ardhja e presidentit të ri Joan Laporta ka bërë që klubi të fillojë të mendojë për ndryshime, ku shumë futbollistë janë me valixhe në duar për t’u larguar.

Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e klubit katalanas pritet të largojnë disa futbollistë, ku numri do të shkojë deri në 14 prej tyre.

Gjithnjë sipas Mundo Deportivos, të parët në listën e largimit janë portieri Neto, mbrojtësi Samuel Umtiti dhe Junior Firpo.

Në këtë listë janë edhe mesfushorët Matheus Fernandes, Philippe Coutinho e Miralem Pjanic si dhe sulmuesi Martin Braithwaite.

Në listën e largimeve janë edhe lojtarë  si Antoine Griezmann, Moussa Wague, Jean-Clair Todibo (I huazuar te Nice), Carles Alena (i huazuar te Getafe), Trincao,  Clement Lenglet e Sergi Roberto.

Nga shitja e këtyre futbollistëve, katalanasit synojnë të mbledhin fonde për të përforcuar ekipin për sezonin e ri.

Emrat si Memphis Depay e mbrojtësi Garcia shihen si transferimet e para, ndërsa në listë janë edhe Sergi Aguero apo Georginio Wijnaldum.