Olimpiada e rekordeve botërore

2984
Sigal

 “Londër 2012” dhuroi 30 rekorde botërore në shtatë lloje sporti, përveç një morie rekorde olimpike

Lojërat e 30-ta Olimpike “Londër 2012”  (27 korrik-12 gusht), në të cilën morën pjesë 205 vende dhe 10 500 sportistë, dhuruan gara emocionuesë dhe spektakël jo vetëm për shikuesit që i ndoqën në stadiume, pallate sporti, rrugë, apo lumenj, por dhe miliardat që i ndoqën përmes televizioneve. Në Lojërat Olimpike “Londër 2012” u vendosën jo pak, por 30 rekorde, që u takojnë shtatë sporteve, ku spikasin noti me tetë rekorde; peshëngritja me pesë, çiklizmi po me pesë; atletika me katër; qitja me dy; goditja me hark me dy dhe kanotazhi një rekord. Notari amerikan fitoi 6 medalje, duke e çuar në 22 medaljet e fituara, e duke u bërë kështu sportisti me  më shumë medalje i të gjitha kohërave. Sprintieri xhamajkan, Usain Bolt, dëshmoi edhe një herë tjetër se është ai vrapuesi më i shpejtë në botë, pasi fitoi në 100 dhe 200 metra, në këtë të fundit vendosi rekord olimpik (19.63), ndërkohë që Xhamajka si ekip theu rekordin botëror në stafetën 4×100 metra, me kohën astronomike 36.84 sekonda. Gazeta “Telegraf” sjell për lexuesit e saj, të gjitha rekordet e vendosura në Olimpiadën britanike.

 ATLETIKË

Keniani David Rushida mahniti botën, kur vendosi një rekord të ri botëror në 800 metra, me kohën 1:40.91, të arritur në finalen e garës (9 gusht). Një ditë më pas, ishin Shtetet e Bashkuara, që shënuan rekord në stafetën 4×100 metrave, me ekipin e përbërë nga Tiana Madison, Alison Feliks, Bianka Najt dhe Karmelita Xheter, duke kapur kohën 40.82 në finalen e garës. Në ecjen sportive 20 km, ishte rusja Elena Lashmanova, ajo që vendosi rekordin me kohë 1 orë e 25 minuta e 2 sekonda. Një rekord botëror krenarie vendosi dhe katërsja xhamajkane, e përbërë nga Nesta Karter, Majkëll Frater, Johan Blejk dhe Usain Bolt, që në stafetën 4×100 metra vendosën kohën e re 36.84 sekonda, në finalen e garës.

 NOT

Notarja kineze e 400 metrave stil i përzier, Ye Shiven, vendosi rekord me kohën 4:28.43. Dana Volmer e Shteteve të Bashkuara vendosi rekord në 100 metra flutur, me kohën 55.98 sekonda.

Në garën 100 metra bretkosë, rekordin e vendosi Kamerun van der Burgh i Afrikës ssë Jugut, me kohën 58.46 sekonda. Rekordi tjetër i përket, hungarezit Daniel Gyurta, në 200 metra stil bretkosë, me kohën 2:07.28 (1 gusht). Në 200 metra stili bretkosë ishte Rebeka Soni e Shteteve të Bashkuara, që vendosi rekord me kohën 2:19.59 garën finale. Misi Franklin e Shteteve të Bashkuara, vendosi rekord në 200 metra shpinë, me kohën 2:04.06, të vendosur në finalen e garës. Një tjetër rekord u regjistrua në finalen e stafetës së përzier 4×100 metra për femra, nga notaret Misi Franklin, Rebeka Soni, Dana Volmer dhe Alisn Shmit me kohën 3:52.05. Në 1500 metra stil i lirë ishte kinezi Sun Jang, ai që vendosi rekord me kohën 14:31.02, të arritur në finalen e garës.

  PESHËNGRITJE

Në peshëngritje për femra, në peshën 53 kg, Zulifija Kinshanlo e Kazakistanit vendosi një rekord në dygarësh, me 131 kg. Rekordin e radhës në peshëngritje e vendosi Kim Un-Guk i Koresë së Veriut, në peshën 62 kg, duke ngritur 327 kg në dygarësh. Kazakistani është autor edhe i një rekord tjetër, pikërisht nga Ilia Ilin, në peshën 94 kg, duke thyer rekordin në shtytje me 233 kg dhe në dygarësh një tjetër rekord me 418 kg. Rusia la shenjën e saj me Tatjana Kashirinën, në peshën +75 kg, kur ajo ngriti në shkëputje 151 kg. Po në këtë peshë, kinezja Zhou Lulu vendosi në dygarësh me një total prej 333 kg.

 ÇIKLIZËM

Ishte britanikja Xhesika Varnish ajo që vendosi një rekord në garësn e sprintit, pikërisht në kualifikueset, me kohën 35.526 sekonda (2 gusht). Po në sprint ekipor, por për femra, ishin kinezet Gong Jinije dhe Guo Shuang, që vendosën një rekord të ri: 32.447 në kualifikuese. Po kjo dyshe e uli kohën në 32.422 në raundin e parë. Ekipi i Britanisë së Madhe, me Ed Klensi,

Geraint Tomas, Steven Burke dhe Peter Kenauf vendosën një rekord botëror në kualifikuese në ndjekje me kohën 3:52.499, ndërsa në finale e ndalën kronometrin në 3:51.659. in the final.    Në garën e sprintit, ishin Filip Hendes dhe Kris Hoj të Britanisë, ata që vendosën rekord me kohën 42.747 në raundin e parë, ndërkohë që në finale e çuan në 42.600 sekonda. Treshja e çiklisteve nga Britania, Daniel King, Laura Trot dhe Xhohana Rousell vendosën rekord me kohën 3:15.669 në garën me ndjekje, gjatë kualifikueseve. Po kjo treshe, përmirësoi rekordin me kohën 3:14.682 në raundin e pare dhe e ndalur kohën, në 3:14.051.

 GODITJE ME HARK

Rekordi i parë botëror u vendos në disiplinën e gjuajtjes me ark, nga Dong-Hyun i Koresë së Jugut, më 27 korrik 2012, kur ai grumbulloi 699 pikë, në garën individuale. Por për këtë disiplinë, në garën ekipore, ekipi i meshkujve të Koresë së Jugut, i përbërë nga Dong-Hyun, Kim Bub-Min dhe Oh Jin-Hyek vendosi rekord me 2087 pikë (27 korrik 2012).

 QITJE

Bjellorusi Sergei Martinov vendosi rekord në 50 metra pushkë, duke kapur 705.5 pikë në finale. Xhesika Rosi e Italisë regjistroi një rekord për 75 pikësh në kualifikuese, ndërsa në finale arriti në kuotën e 99 pikëve, një tjetër rekord.

 KANOTAZH

Më 28 korrik, çifti Erik Marrej dhe Hamish Bond, të Zelandës së Re, vendosën një rekord në vozitje me varkë, me kohën 6 minuta e 8.50 sekonda.

 CEREMONIA E HAPJES

Ceremonia e Hapjes u mbajt, më 27 korrik dhe u quajt “Ishulli i Mrekullive”. Fituesi i çmimit Nobel për regjinë, Deni Bojl, ishte drejtori artistik. Lojërat u hapën zyrtarisht nga Mbretëresha Elizabet II, e shoqëruar nga Princi Filip, Duka i Edinburgut.

 CEREMONIA E MBYLLJES

Ceremonia e Mbylljes e Lojërave Olimpike u zhvillua, më 12 gusht. Performanca ishte me theks artistik. Kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Xhenson, i dorëzoi flamurin Olimpik, kryebashkiaku të Rio de Zhaneiros, Eduardo Paes, për “Rio 2016”.

Shtetet e Bashkuara, fitueset e Lojërave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbyllën “Londër 2012”, si fituesit absolutë të eventit më të madh, duke koleksionuar 43 medalje të arta, 29 të argjendta dhe 29 bronzi, dhe në total 104 medalje. Në vend të dytë u rendit Kina, me 87 medalje në total (38 të arta, 27 argjendi dhe 22 bronzi). Britani e Madhe, vendi organizator, arriti një vend të tretë të pabesueshëm, duke koleksionuar 29 të arta, 17 argjendi dhe 19 bronzi, 65 medalje në total, duke lënë pas Rusinë, me 24 të arta, 25 argjendi dhe 33 bronzi, e që në total bëjnë 82 medalje. Në Top-10 janë dhe Koreja 13 ari (28 në total), Gjermania 11 ari (44 në total), Franca 11 ari (34 në total), Italia 8 ari (28 në total), Hungaria 8 ari (17 në total) dhe Australia 7 ari (35 në total). Gjithsej, medalje fituan 85 nga 205 shtetet që morën pjesë.

MEDALJET E ARTA TË FITUARA

SIPAS OLIMPIADAVE

1. Athinë 1896

Shtetet e Bashkuara             11

Totali i medaljeve të dhëna     43

Shtete: 14. Sportistë: 241

 2. Paris 1900

Franca                         11

Totali i medaljeve të dhëna     90

Shtete: 24. Sportistë: 997

 3. St. Luis 1904

Shtetet e Bashkuara             79

Totali i medaljeve të dhëna     96

Shtete: 12. Sportistë: 651

 4. Londër 1908

Shtetet e Bashkuara             25

Totali i medaljeve të dhëna     103

Shtete: 22. Sportistë: 2008

 5. Stokholm 1912

Shtetet e Bashkuara             25

Totali i medaljeve të dhëna     103

Shtete: 28. Sportistë: 2407

 7. Antverp 1920

Shtetet e Bashkuara             41

Totali i medaljeve të dhëna     156

Shtete: 29. Sportistë: 2626

 8. Paris 1924

Shtetet e Bashkuara             45

Totali i medaljeve të dhëna     126

Shtete: 44. Sportistë: 3059

 9. Amsterdam 1928

Shtetet e Bashkuara             22

Totali i medaljeve të dhëna     110

Shtete: 46. Sportistë: 2883

 10. Los Anxheles 1932

Shtetet e Bashkuara             41

Totali i medaljeve të dhëna     116

Shtete: 37. Sportistë: 1332

 11. Berlin 1936

Gjermania                       30

Totali i medaljeve të dhëna     130

Shtete: 49. Sportistë: 3693

 14. Londër 1948

Shtetet e Bashkuara             38

Totali i medaljeve të dhëna     138

Shtete: 59. Sportistë: 4104

 15. Helsinki 1952

Shtetet e Bashkuara             40

Totali i medaljeve të dhëna     149

Shtete: 69. Sportistë: 4955

16. Melsburn 1956

Bashkimi Sovjetik               37

Totali i medaljeve të dhëna     153

Shtete: 72. Sportistë: 3314

  17. Romë 1960

Bashkimi Sovjetik               43

Totali i medaljeve të dhëna     152

Shtete: 83. Sportistë: 5338

 18. Japoni 1964

Shtetet e Bashkuara             36

Totali i medaljeve të dhëna     163

Shtete: 93. Sportistë: 5151

 19. Meksiko 1968

Shtetet e Bashkuara             50

Totali i medaljeve të dhëna     174

Shtete: 112. Sportistë: 5516

  20. Munih 1972

Bashkimi Sovjetik               50

Totali i medaljeve të dhëna     195

Shtete: 121. Sportistë: 7134

  21. Montreal 1976

Bashkimi Sovjetik               49

Totali i medaljeve të dhëna     198

Shtete: 92. Sportistë: 6084

 22. Moskë 1980

Bashkimi Sovjetik               80

Totali i medaljeve të dhëna     204

Shtete: 80. Sportistë: 5179

23. Los Anxheles 1984

Shtetet e Bashkuara             83

Totali i medaljeve të dhëna     226

Shtete: 140. Sportistë: 6829

 24. Seul 1988

Bashkimi Sovjetik               55

Totali i medaljeve të dhëna     241

Shtete: 160. Sportistë: 8931

 25. Barcelona 1992

Sportistë nga ish-B.Sovjetik    45

Totali i medaljeve të dhëna     260

Shtete: 169. Sportistë: 9356

 26. Atlanta 1996

Shtetet e Bashkuara            44

Totali i medaljeve të dhëna     271

Shtete: 197. Sportistë: 10 318

 27. Sidnej 2000

Shtetet e Bashkuara            37

Totali i medaljeve të dhëna     299

Shtete: 199. Sportistë: 10 651

 28. Athinë 2004

Shtetet e Bashkuara            36

Totali i medaljeve të dhëna     302

Shtete: 201. Sportistë: 10 625

29. Pekin 2008

Kina                           51

Totali i medaljeve të dhëna     302

Shtete: 204. Sportistë: 10 942

 30. Londër 2012

Shtetet e Bashkuara             46

Totali i medaljeve të dhëna     302

Shtete: 205. Sportistë: 10 500