Oferta nga Barcelona për Dybala-n, menaxheri i Juventues tregon se çfarë do të ndodhë me lojtarin

549
Beppe Marotta, menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, ka paralajmëruar se dalja e Dybala-s nga Zonja e Vjetër nuk do të jetë e lehtë. Ai ka zbuluar se klubi ka ‘refuzuar shumë oferta’ për yllin e tyre.
Kohët e fundit po flitet për një transferim të mundshëm të argjentinasit tek Barcelona pas spekulimeve të forta se Neymar mund të bashkohet me Paris Saint-Germain këtë verë.

Por, Marotta është treguar i qartë duke bërë me dije se Zonja e Vjetër ka refuzuar shumë oferta në drejtim të yllit të skuadrës.

“Ne kemi refuzuar shumë oferta për të”, ka thënë fillimisht Marotta për ANSA. “Kur një lojtar është i lumtur të qëndrojë në Juventus, atëherë ai mund të qëndrojë me ne për aq kohë sa dëshiron”, përfundoi menaxheri i përgjithshëm i Juves.
Sigal