Ofendoi gjyqtarin në sfidën me Interin, gjobitet futbollisti i Juventusit

138
Sigal

Pas kartonit të kuq, mbrojtësi i Juventusit, Mattia De Sciglio, është dënuar me 5 mijë euro dhe pezullimin në një ndeshje, atë kundër Cagliarit për ofendimet e bëra ndaj arbitrit të ndeshjes kundër Interit.

De Sciglio nuk do të jetë pjesë e skuadrës së “Zonjës së Vjetër” për takimin e radhës, pas asaj çfarë ndodhi në derbin e Italisë.

Ky vendim është marrë nga gjyqtari Mastrandea, pasi ka parë çfarë ka ndodhur në përballjen mes “bardhezinjve” dhe “zikaltërve”.

Ai mori këtë vendim pasi pa fyerjet që mbrojtësi i Allegrit bëri ndaj arbitrit Irrati.

Mbrojtësi mori karton të kuq në fund të ndeshjes, më saktë në hyrje të tunelit, pasi ndeshja ishte mbyllur me rezultatin 1-0, por ai moment nuk është filmuar nga kamerat, por është regjistruar vetëm nga arbitrit dhe delegate i takimit.

De Sciglio së bashku me Adrien Rabiot akuzuar arbitrin e ndeshjes Juventus-Inter se kishte favorizuar “zikaltrit”.

Mbrojtësi kishte hyrë në fushën e lojës 50 minuta përpara fundit në vend të Alex Sandro, por së bashku me ekipin e tij nuk mundën që të dilnin me të paktën 1 pikë nga ajo sfidë.