OBSH jep miratimin për lojrat olimpike në Japoni

173
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhëna të premten miratimin për mbajtjen e Lojërave Olimpike në Japoni në verë.

Por, sipas një raporti të Reuters, ajo duhet të përgatitet për një menaxhim të mirë të rreziqeve nga COVID-19.

“Shpresa jonë është që Lojërat Olimpike të mund të zhvillohen,” tha Mike Ryan, shefi i programit të urgjencave të OBSH në një konferencë.

Ai shtoi se autoritetet Japoneze janë “shumë kompetente” dhe beson se do të mund të organizojnë Lojërat, duke respektuar distancën sociale.

Japonia vendosi më herët të zgjasë deri më 31 maj gjendjen e emergjencës, fillimisht të shpallur në 25 prill në kryeqytetet Tokio, Osaka, Kyoto dhe Hyogo.

Gjendja e jashtëzakonshme fuqizon qeveritë rajonale të vendosin kufizime më të rrepta në lëvizjen e njerëzve dhe në orët e punës në vendet publike.

Zgjatja e gjendjes së emergjencës u bë pikërisht me qëllim kontrollin e rasteve të reja, në mënyrë që vendi të mundet të hapë Olimpiadën e Tokios, nga mesi i korrikut.

Rikujtojmë se Olimpiada ishte planifikuar të zhvillohej vitin e shkuar, por u shty për shkak të pandemisë.