Nuk ndalet Juventus, nis negociatat me bomberin e ekipit rival

296
Sigal

Edin Dzeko mund të luajë te Juventusi në sezonin e ardhshëm.  Kjo duket se është ideja e fundit e çmendur e drejtuesve bardhezinj, të cilët duket se shikojnë te boshnjaku i Roma-s zëvendësuesin perfekt të Gonzalo Higuain.

Ylli i verdhekuqve mund të formojë një sulm ëndrrash me Cristiano Ronaldo-n dhe Paulo Dybala-n. Sipas mediave italiane dy klubet kanë folur për Dzeko-n dhe Roma duket se është shprehur e gatshme të negociojë.

Verdhekuqtë janë të interesuar të përfshijnë në operacion të paktën dy lojtarë të bardhezinjve: Romero dhe Perin, futbollistë që janë në pronësi të klubit torinez.