Nuk luante prej dy muajsh, Kumbulla rikthehet të luajë si titullar ndaj Sampdorias

226
Sigal

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla do të jetë titullar mbrëmjen e sotme, në sfidën që Roma do të luajë kundër Sampdorias.

Kumbulla rikthehet pas 9 ndeshjesh mungesë me skuadrën verdhekuqe, që pas dëmtimit të tij me Kombëtaren në sfidat eliminatore të Botërorit. Ndeshja e fundit e 21 vjeçarit me Romën daton në 21 mars, teksa hyri si zëvendësues në sfidën kundër Napolit.

Trajneri Fonseka ka zgjedhur formacionin me 3 mbrojtësa për sfidën ndaj Sampdoria, me Kumbullën i cili do të rreshtohet në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa përkrah do të ketë dhe Smalling me Mancinin.