Nuk kanë fund telashet për Realin e Madridit, 5 lojtarë të dëmtuar para ndeshjes në Champions

404
Sigal

Të mërkurën në orën 21:00 Real Madrid do të luajë në transfertë kundër Viktoria Plzen.

Trajneri aktual Santiago Solari nuk do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve duke vuajtur mungesën e 5 prej tyre.

Bëhet fjalë për Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Marcelo, Varane  dhe Dani Carvajal të cilët janë të dëmtuar dhe e kanë të pamundur për tu aktivizuar ndeshjen e rëndësishme, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Carvajal, Marcelo dhe Varane janë duke u stërvitur të ndarë nga grupi, ndërsa Reali shkruan në faqen zyrtare: “Po vazhdon procesi i rikuperimit”.