Nuk ishte në derbin me Manchester Cityn, motra e Ronaldos nxit polemikat për arsyen e mungesës

149
Sigal

Marrëdhënia mes trajnerit aktual të Manchester United, Ralf Ragnick, dhe Cristiano Ronaldos është më e tensionuar se kurrë.

Kulmi arriti me vendimin e gjermanit për të mos e përfshirë sulmuesin portugez në formacion në ndeshjen derbi kundër Manchester City-t.

Ragnick e justifikoi vendimin duke siguruar se CR7 nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike.

“Ronaldo kishte ende probleme në ijë të premten dhe kjo është arsyeja pse ne vendosëm ta ruanim”, tha trajneri.

Megjithatë, ka zëra që vënë në dyshim arsyet e dhëna nga gjermani.

Mes tyre Katia Aveiro, motra e lojtarit portugez, e cila ka dhënë versionin e saj përmes një “like” në rrjetet sociale.

Aveiro ka ushqyer zërat e polemikave me veprimin e saj në një koment në rrjetet sociale që siguronte se “Cristiano ishte 100%, ai nuk luajti për arsye të thjeshta teknike dhe taktike”.