Sadik Mema: “Kupa e Teutës 2018”, një erë e re dhe një hap cilësor në notin shqiptar

1262
Sigal

Nga Agron KAJA

NOT-NDËRKOMBËTARI/ Një ditë para nisjes së veprimtarisë ndërkombëtare FSHN-ja e gatshme për të dhënë sinjalin e startit, flet për “Telegraf” trajneri i AN Te Stela

Një ditë para startit të “Kupa e Teutës 2018”, i ka mbyllur AN Te Stela përgatitjet e saj për këtë veprimtari ndërkombëtare?

Ne kemi disa ditë që stërvitjen e kemi zhvendosur në pishinën 50 m të Akuadromit të Tiranës, për tu përshtatur me pishinën ku do të zhvillohet të shtunën “Kupa e Teutës 2018”. Për këtë vit, ky është aktiviteti i parë në pishinën 50 m, ndaj dhe përgatitjet tona vazhdojnë edhe këto ditë.

Ekipi i AN Te Stela, me sa notarë do të përfaqësohet në këtë veprimtari ndërkombëtare?

Si ekip, ne kemi të regjistruar 50 notarë, meshkuj e femra për të gjitha moshat e kategoritë. Mund të kemi edhe ndonjë mungesë në këtë numër, por e sigurt është se ekipi i AN Te Stela do të përfaqësohet në të gjitha garat individuale dhe ekipore.

Ku e synon të veçantën Te Stela në këtë veprimtari ndërkombëtare: Në garat ekipore, apo në ato individuale?

Për ne, e rëndësishme është që në këtë veprimtari ndërkombëtare, të gjithë notarët dhe notaret e AN Te Stela të arrijnë objektivat e tyre. Pritshmëritë i kemi për Rekorde Kombëtare në të gjitha moshat e kategoritë, dhe p u arritën këto, edhe si ekipe do të kemi renditje të mirë.

Garat do të zhvillohen me tabelë elektronike, ndikon kjo në përshtatjen e notarëve gjatë garës?

Nuk ka ndonjë diferencë, për të thënë se do të ndikojë negativisht. Përkundrazi, rëndësi ka që tabela elektronike i përjashton gabimet që bëhen në matjen e kohës me kronometër. Ky është një aktivitet më i plotë, që natyrisht efektet i ka vetëm pozitive.

Duke ju referuar motit të nxehtë, mundet të ndikojnë temperaturat e larta në rritjen e temperaturës së ujit në pishinë?

Mendoj se kjo veprimtari do të monitorohet mirë edhe nga ana teknike, e nuk besoj se do të ketë probleme me temperaturën e ujit. Nëse do të jetë e lartë, uji i ndikuar nga i nxehti hiqet nga pishina, dhe zëvendësohet me ujë të freskët. Në këtë tregues teknik, nuk besoj se do ketë probleme për garimin.

Duke pasur masivitet në këtë veprimtari ndërkombëtare, mendoni se cilësia del në plan të dytë?

Mundet që të ketë shumë notarë në këtë veprimtari, ku vetëm Shqipëria e Kosova i kalojnë 300 notarë në të gjitha grupmoshat. Por, gjithkush që do të garojë, nëpërmjet rivalitetit do të ndikojë edhe në cilësinë e garës.

Organizimi i “Kupa e Teutës 2018”, e bën më të prekshëm notin shqiptar edhe ndërkombëtarisht?

Natyrisht që “Kupa e Teutës 2018” është një erë e re dhe një hap cilësor në notin shqiptar. Nisur nga përmasat, mendoj se do të jetë edhe një tregues për infrastrukturën e notit në vendin tonë, njëherësh edhe për rritjen e cilësisë sportive në gara.

Cili është urimi juaj profesional për “Kupa e Teutës 2018”?

Uroj që të gjithë notarët të arrijnë synimet dhe objektivat e tyre, dhe ato të jenë në shërbim të rritjes cilësore të garimit. Por, edhe shkëmbimi i përvojës me garuesit e tjerë, të sjellë më shumë harmoni në gara dhe jashtë tyre.

Kupa e Teutës 2018” është një erë e re dhe një hap cilësor në notin shqiptar. Nisur nga përmasat, mendoj se do të jetë edhe një tregues për infrastrukturën e notit në vendin tonë, njëherësh edhe për rritjen e cilësisë sportive në gara

 

“Kupa e Teutës 2018”, gara e parë Ndërkombëtare të Notit

Federata e Notit e Shqipërisë , Federata e Sporteve Ujore e Kosovës dhe Klubi i Notit “Teuta”, të premten, të shtunën dhe të dielën, 8-10 qershor 2018, në pishinën e hapur olimpike “Taq Dafa” në Durrës, Shqipëri, organizojnë garën e parë Ndërkombëtare të Notit “Kupa e Teutës 2018”. Pishina është 50 m e gjatë dhe me 8 korsi, ndërsa matja e kohës do të bëhet elektronike (Quince). Temperatura e ujit pritet të jetë 26,5 ºC dhe gara do të mbahet sipas rregullave të FINA-s, në përputhje me rregullat e Federatës së Notit të Shqipërisë; Federatës së Sporteve Ujore të Kosovës dhe rregullave të përcaktuara për këtë garë ndërkombëtare. Pjesëmarrësit do të klasifikohen në bateri nga 8 notarë sipas rezultateve të paraqitura. Gara është individuale dhe çdo pjesëmarrës ka të drejtë të marrë pjesë në numër të pacaktuar të disiplinave për secilën pjesë të garës, ku aplikohet sistemi “kualifikime-finale”.

Gara e parë Ndërkombëtare të Notit, Durrësi e bën traditë

KALENDARI I GARAVE

E premte 8 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F    Kateg.

1500 m St.Lirë M&F  A-B

400 m Miks     M&F  A-B

 

E shtunë, 9 qershor 2018/ Ora 10:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m delfin      M&F   Të gjitha

200 m St. Lirë M&F   A,B,C,D

200 m Bretk.   M&F   A,B,C,D

100 m Shpinë  M&F   A,B,C,D,E

200 m Delfin   M&F   A,B,C

200 m Miks     M&F   A,B,C,D,E

50 m St.Lirë    M&F   Të gjitha

800 m St. Lirë M&F   A,B

 

E shtunë, 9 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m Delfin     M&F   A

200 m St. Lirë M&F   A

200 m Bretk.   M&F   A

100 m Shpinë  M&F   A

200 m Delfin   M&F   A

200 m Miks     M&F   A

50 m St. Lirë   M&F   A

800 m St. Lirë M&F   A

 

E dielë, 10 qershor 2018/ Ora 09:30

Gara               M-F     Kateg.

50 m Shpinë    M&F   Të gjitha

400 m St. Lirë M&F   A,B,C

100 m Bretk.   M&F   A,B,C,D,E

200 m Shpinë  M&F   A,B,C,D

100 m Delfin   M&F   A,B,C,D

100 m St. Lirë M&F   A,B,C,D,E

50 m Bretk.     M&F   Të gjitha

E diel, 10 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m Shpinë    M&F   Të gjitha

400 m St. Lirë M&F   A

100 m Bretk.   M&F   A

200 m Shpinë  M&F   A

100 m Delfin   M&F   A

100 m St. Lirë M&F   A

50 m Bretk.     M&F   A

 

REALIZIMI I GARËS

Gara do të realizohet në 5 (pesë) seanca:

E premte, 08.06.2018/ Në ora 15:00 Mbledhja teknike në zyrën e pishinës; Në orën 16:00 nxemja; Në orën 17:00 gara.

E shtunë, 09.06.2018 (Paradite)/ Në ora 08:30 Kualifikime; Në orën 09:30 nxemja; Në orën 10:00 Ceremonia e hapjes.

E shtunë, 09.06.2018 (Pasdite)/ Në orën 16:00 nxemja; Në orën 17:00 Gara.

E dielë, 10.06.2018 (Paradite)/ Në ora 08:30 Kualifikimi; Në ora 09:30 nxemja; Në ora 10:00 Gara.

E diel, 10.06.2018 (Pasdite)/ Në ora 16:00 nxemja; Në ora 17:00 Gara.