Presidenti i notit të Kosovës, Imer Rama: Synojmë paraqitje dinjitoze, nuk ka diferenca mes notarëve

638
Sigal

Rama: Synojmë paraqitjen dinjitoze, nuk ka diferenca me notarët e tjerë

Imer Rama, presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, ka treguar përgatitjet dinjitoze të notarëve të tij, ndërsa shpresohet në marrjen e rezultateve pozitive. Për Ramën, edhe pse në garë ka notarë nga Ballkani apo Evropa, diferencat nuk janë të mëdha. Rama ka falënderuar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Notit për mikpritjen, por dhe organizimin, që në fakt është dypalësh. Dhe në këtë mënyrë edhe Kosova ka ardhur në Durrës me synime të qarta.

  • Një aktivitet i rëndësishëm, është sezoni i tretë që ju merrni pjesë. Si e shikoni këtë aktivitet?

Së pari unë falënderoj mikpritësin e kësaj gare, si dhe organizimin e mirë që është duke bërë në bashkëpunim me Federatën e Kosovës. Ajo që është me rëndësi dhe që duhet nënvizuar është fakti që Federata Botërore e Notit e ka futur në kalendarin e vet këtë garë dhe kjo është shumë e rëndësishme për këtë mbarëkombëtar.

  • Me sa sportistë merr pjesë Kosova në këtë aktivitet dhe cilat janë ambiciet e saj?

Janë 13 klube nga Kosova dhe ambiciet janë që secili klub t’i kalojë me sukses. Varet se si i kanë vendosur ato, ndërsa janë të mira dhe të forta. Mendoj se Kosova do të dominojë këtu me klubet.

  • Ka ekipe jo vetëm nga Kosova, por dhe shtete të tjera nga Ballkani e më gjerë. Si e shikon rivalitetin e ekipeve kosovare me këto skuadra, a ka diferenca me ekipet e huaja dhe ato shqiptare?

Jo nuk ka, nuk ka shumë diferencë. Diferenca nuk është e madhe, një garues është më i miri këtu, të tjerët nuk janë më të mirë, apo në nivelin tonë e të Shqipërisë.