Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Një event i madh me potenciale e progres

1230
Sigal

Në tri ditët e zhvillimit të veprimtarisë ndërkombëtare të notit “Kupa e Teutës 2018”, Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, nuk zuri një herë vend, por në perimetrin e pishinës, ai mund të ketë bërë lëvizjet më të shumta. Dhe natyrisht që kjo tregoi seriozitetin e përkushtimin e tij për zhvillimin sa më të mirë të garave, njëherësh edhe respektin e mikpritjen për të gjithë notarët. Pas përfundimit të garave dje në mbrëmje, për gazetën “Telegraf”, ai deklaroi se kjo Kupë kishte potenciale, që për të ardhmen do të jenë pjesë e progresit. “Ishte një event shumë i madh, dhe më duhet përsëri të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga Maqedonia, nga SHB-ja e Italia. Të gjitha këto prurje cilësore, gjatë tri ditëve të garave treguan se noti ka potenciale që do të sjellin progres të shpejtë në notin shqiptar. Uroj të gjithë garuesit të kenë më shumë suksese në karrierën e tyre”.