Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Kampionati, mundësi e shkëlqyer për të bërë bashkë breza të ndryshëm presim reekorde

542
Sigal

Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Kampionati është gjithëpërfshirës, një mundësi e shkëlqyer për të bërë bashkë brezat e ndryshëm të notit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku e ka vlerësuar maksimalisht eventin e sotëm, duke theksuar se Kampionati Kombëtar i Notit për Fëmijë & të Rritur është një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar brezat e ndryshëm më njëri tjetrin. Sipas Çirakut, sportistët e rinj në këto gara mund të marrin eksperienca të vlefshme nga të rriturit që duhet të shërbejnë si shembull për çdo të ri që kërkon të ketë një karrierë të gjatë e të pasur në sportin e notit. Presidenti i FSHN-së u shpreh se ashtu si në garat pararendëse, edhe këtë radhë është i bindur se impenjimi i pjesëmarrësve do të jetë maksimal. “Ky vit është shoqëruar nga një nivel mëse pozitiv, ku garë pas gare e kampionat pas kampionati kemi pasur rezultate në ngritje dhe disa rekorde të thyera. Mendoj se edhe në kampionat, do të ndodhe e njëjta gjë.” Presidenti Çiraku u shpreh i kënaqur me sa është bërë deri më tani për zhvillimin e mëtejshëm të sportit të notit, duke theksuar se prezenca e ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve të zhvilluar në qershor, ishte një mbështetje dhe vlerësim për punë e bërë nga Federata e Notit, por dhe një kujdes që tregohet nga ana e shtetit për sportin tradicional të notit.

Orari i garave

Garat do të zhvillohen me datë 8-9 korrik 2019 si vijon më poshtë:

  1. PARADITE:

– Nxemje………..09:00 – 10:00

– Gara……………10:00 – 12:30

  1. PASDITE

– Nxemje…………16:00 – 17:00

– Gara…………….1700 – 1900