Sigal

Nga Agron KAJA

Agim Çiraku: Noti është në stinën e rekordeve, fëmijët treguan nivel e cilësi

Ndërsa në pishinën e Akuadromit të Tiranës gumëzhinin zërat e zhurmat e notarëve e notareve për moshën deri në 14 vjeç, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku, kishte përgatitur një “agjendë personale”, ku në ambientet e pishinës u takua me çdo trajner e notar. Për gazetën “Telegraf”, ai shprehu respektin për garat që u mbyllën dje, njëherësh edhe optimizmin për garat që fillojnë sot, po në Akuadromin e Tiranës. “Për mua si President i federatës, është kënaqësi që shoh përmirësime në të gjithë treguesit e garave. Me këto mosha të reja, mendoj se noti do të ketë të ardhme shumë të mirë, sepse rivaliteti që ata treguan në dy ditë, jo vetëm që përmirësuan 14 rekorde kombëtare, por treguan nivel e cilësi. Urimet e tyre shpresoj që të zënë vend edhe për Kampionatin e të Rriturve e të Rinjve që fillon nesër (sot) këtu në Akuadrom”, deklaroi dje Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.