Kampionati kombëtar i notit dimëror/ Stela dhe Eagles, kampionët e të rriturve. Thyhen 10 rekorde kombëtare, emrat dhe tabela e rezultateve

2572
Sigal

Dhjetë rekorde kombëtare në dy ditë gara, ndërsa tashmë përqendrimi është për garat verore. Masivitet dhe konkurrencë e fortë mes notareve dhe notarëve

GJERGJ VYSHKA

Kampionati Kombëtar i notit për të rritura dhe të rritur, apo dhe të reja e të rinj në pishina të mbyllura i ka dhënë fund garave dimërore. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë gjashtë ekipe, të cilat ishin Teuta, Tirana, Stela, Eagles, Partizani dhe Vala. Në rregulloren e kampionatit ishin vendosur që të merrnin pjesë për të reja dhe të rinj deri në datëlindjen 2001 dhe 2003, kurse për të rritura dhe të rritur 2000-2002 e më të mëdhenj. Garat, jo vetëm që kanë qenë nëpër bateri të ndara, por është përcaktuar që një notar të merrte pjesë në katër gara dhe pesë stafeta, ndërsa një ekip mund të regjistronte deri në 3 sportistë në një garë. Për fituesit ka pasur kupë, diplomë dhe medalje.

REKORDET

Janë gjithsej dhjetë rekorde, atje ku 8 janë vetëm për mosha.

Kështu Elio Veli në 100 metra shpinë për moshat 15-16 vjeç do të jepte kohën 1’03”13.

Jona Thomai në 100 metra shpinë për fëmijët e moshës 13-14 vjeç do të regjistronte kohën 1’10”73.

Stela si ekip do të ishte rekordmene në katër stafeta. Fillimisht në 4×50 metra stil i lirë për të reja dhe të rritur me kohën e re 2’04”00. Më pas për të reja 4×100 metra miks me kohën 5’02”50. Më tej akoma 4×100 metra stil i lirë për të rinj me kohën e re 3’51”19 dhe në fund 4×50 metra stil i lirë për të rinj dhe të rritur me kohën 2’17”59.

Rekord do të jepte dhe Sara Dande për të rritura dhe të rinj në 1500 metra stil i lirë me kohën 18’36”43.

Sërisht Sara Dande në 800 metra stil i lirë për fëmijë me kohën e re 9’53”40. Në këtë mënyrë kampionati ka dhënë rekorde dhe konkurrencë e masivitet.

Tre herë Stela dhe një herë Eagles

Ndryshe nga kampionatët e tjera, edhe pse ka qenë në shtëpinë e vet, Stela nuk ka qenë kampione në të katër kategoritë e moshave. Për të rritura, të reja dhe të rinj është Stela, kurse për të rritur, Eagles. E megjithatë, kampionati edhe kështu ka pasur vlera, që demonstron se noti po njeh rritje, pavarësisht faktit se financat në buxhet nuk janë të shumta. Por trajnerët punojnë me fëmijët, prindërit shërbejnë për shëndetin e fëmijëve të tyre, dhe pishinat e notit janë gjithnjë plot.

TABELA E REKORDEVE KOMBËTARE

100 M SHPINË (15-16 VJEÇ)                   ELIO VELI (STELA)                                  1’03”13

100 M SHPINË (13-14 VJEÇ)                             JONA THOMAI (STELA)                1’10”72

1500 M STIL I LIRË (TË RRITURA+TË REJA)                   SARA DANDE (STELA)                  18’36”43

800 M STIL I LIRË (FËMIJË) SARA DANDE (STELA)        9’53”40

4X50 M STIL I LIRË (TË REJA+FËMIJË)         STELA       2’04”00

4X100 M MIKS (TË REJA)             STELA                          5’02”50

4X100 M STIL I LIRË (TË RINJ)    STELA                          3’51”19

4X50 M STIL I LIRË (TË RRITURA+TË REJA) STELA      2’17”58

REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR TË NOTIT DIMËROR

TË REJA/TË RRITURA

50 M STIL I LIRË                   NARGI GOLASHI (TEUTA)           30”50

100 M STIL I LIRË                 MIRALBA SULA (ALB)                  59”95

200 M STIL I LIRË                 MIRALBA SULA (ALB)                  2’09”25

400 M STIL I LIRË                 KATIE ROK (ALB)                          4’44”72

800 M STIL I LIRË                 KATIE ROK (ALB)                          9’38”00

1500 M STIL I LIRË               SARA DANDE (STELA)                 18’36”43

50 M BRETKOSË                  TELMA HARSHOVA (STELA)      36”38

100 M BRETKOSË                TELMA HARSHOVA (STELA)      1’20”05

200 M BRETKOSË                TELMA HARSHOVA (STELA)      2’50”07

50 M SHPINË                         JONA THOMAI (STELA)                32”97

100 M SHPINË                       JONA THOMAI (STELA)                1’10”72

200 M SHPINË                       JONA THOMAI (STELA)                2’34”03

50 M DELFIN                         MIRALBA SULA (ALB)                  29”41

100 M DELFIN                       MIRALBA SULA (ALB)                  1’06”52

200 M DELFIN                       KATIE  ROK (ALB)                         2’34”70

100 M KATËRNOTIM           SONIA KAPEDANI (EAGLES)       1’13”59

200 M KATËRNOTIM           JONA MAHMUTI (TIRANA)                   2’57”47

400 M KATËRNOTIM           SONJA KAPEDANI (EAGLES)      5’27:35

SI EKIP: STELA 299 PIKË (TË REJA)

SI EKIP: STELA 287 PIKË (TË RRITURA)

SPORTISTJA MË E MIRË: MIRALBA SULA (ALB)           1241 PIKË FINA

TË RINJ

50 M STIL I LIRË         MISHEL XHAFERRI (STELA)                 25”71

100 M STIL I LIRË       DALVI ELEZI (TEUTA)                            56”91

200 M STIL I LIRË       SPIRO GOGA (TEUTA)                                     1’59”61

400 M STIL I LIRË       SPIRO GOGA (TEUTA)                                     4’11”88

800 M STIL I LIRË       SPIRO GOGA (TEUTA)                                     9’02”14

1500 M STIL I LIRË     PAOLO PRISKA (TEUTA)                       17’28”00

50 M BRETKOSË                   XHON DIKO (EAGLES)                             32”85

100 M BRETKOSË       XHON DIKO (EAGLES)                           1’10”56

200 M BRETKOSË       EVEN QARRI (TIRANA)                          2’37”91

50 M SHPINË               STIVEN XHUFI (TIRANA)                       28”84

100 M SHPINË             ELIO VELI (STELA)                                  1’03”13

200 M SHPINË             JOEL GJINI (EAGLES)                             2’14”84

50 M DELFIN               ERGI VELI (STELA)                                 27”72

100 M DELFIN             JUNUS FUGA (STELA)                                      1’01”37

200 M DELFIN             JUNUS FUGA (STELA)                                      2’17”11

100 M KATËRNOTIM ERGI VELI (STELA)                                 1’01”06

200 M KATËRNOTIM ERGI VELI (STELA)                                 2’12”15

400 M KATËRNOTIM ERGI VELI (STELA)                                 4’39”70

SI EKIP: STELA 254 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: SPIRO GOGA (TEUTA) 1171 PIKË FINA

TË RRITUR

50 M STIL I LIRË         EDUARD CANE (EAGLES)                     25”47

100 M STIL I LIRË       DENI BAHOLLI (STELA)                         53”72

50 M BRETKOSË         KRISTO PETKO (EAGLES)                     30”85

100 M BRETKOSË       KRISTO PETKO (EAGLES)                     1’05”93

200 M BRETKOSË       KRISTO PETKO (EAGLES)                     2’25”77

SI EKIP: EAGLES 247 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: KRISTO PETKO (EAGLES)         1175 PIKË FINA