Notarja më e mirë e Kupës së Republikës Nikol Merizaj

783
Fituesja e Kupës së Republikës, notarja e klubit Stela, Nikol Merizaj, 16 vjeçe, nxënëse në vitin e tretë në gjimnazin e kryeqytetit Petro Nini Luarasi tregon emocionet e garave më të fundit në Kupën e Republikës 
1.Kur e keni filluar sportin e bukur të notit?
Kam afërsisht dy vjet e gjysëm, më sakt në shkurt mbush plot tre vjet. Fillimisht kam punuar me trajnerin pasionant Pavllo Kisi, ndërsa aktualisht me mua edhe ekipin e Stelës është i angazhuar trajneri Sadik Mema.
2.A keni dikë nga familja që është marrë me not?
Nuk kam ndonjë pjestar të familjes që të jetë marrë me not. Babi im është sipërmarrës, ndërsa mami është eksperte kriminalistike, të dy nuk janë marrë me not, por më kanë dhënë mbështetje maksimale dhe më kanë ndjekur në çdo veprimtari. Ka qenë thjesht pasioni im që jam marrë qysh e vogël me not dhe pastaj u përfshiva në një ekip profesionist siç është ai i Stelës.
3.Cilat kanë qenë pjesëmarrjet tuaja në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare?
Natyrisht që ka marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare që janë zhvilluar që kur jam aktivizuar si profesioniste e notit. Unë sapo jam kthyer nga një veprimtari ndërkombëtare në Doha ku kishte gara noti në të gjitha stilet.
Të hënën që vjen do të nisem në Rusi, në garat paraolimike që u pararijnë atyre që do të zhvillohen në kryeqytetin e Brazilit.
4.Si dole nga veprimtaria dyditore e Kupës së Republikës?
Në këtë garë që përfundoi sot unë theva rekordin kombëtar në stilin bretkocë 50 m si dhe rekordin kombëtar në 1500 m stil i lirë. Ndërkohë Kupa e Republikës më rezervoi edhe shpalljen si notarja më e mirë, një trofe që ma dha Presidenti i FSHN, Agim Çiraku. 
Sigal