Notari Gersi Troka, “rekordmeni” i vetëm i Kupës

580
Nëse u duartrokit gjatë për fitoren në garën e 50 m stil i lirë, notari Gersi Troka i SHSU tregoi se i meritoi të gjitha. Edhe pse me aftësi të kufizuar shëndetësore, por me një fizik të admirueshëm, ai i triumfoi realisht mbi 5 garuesit e tjerë në baterinë e tij, me kohën 37.22, duke treguar se në SHSU, trajnerët Saimir Neziri e Arjan Fetishaj, kanë punuar e kanë besuar shumë prej tij. Njëherësh, nga të gjithë pjesëmarrësit, dhe të miratuar nga gjyqtaria, ky mbeti edhe “rekordi” i Kupës “Pavarësia” 2017, dhe Gersi në podiumin e fituesit u duartrokit gjatë. “Jam i kënaqur që fitova vendin e parë, unë jam stërvitur mirë me trajnerët. Do notoj përsëri, do kem rezultate më të mira”, kështu deklaroi Gersi për gazetën “Telegraf”, pas garës.
Sigal