Notarët mblidhen në Tiranë/ Kreu i Akademisë Sadik Mema: Nesër notarët nga Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë gara në pishinën dimërore “Te Stela”

1011
Sigal

Notarët e Shqipërisë dhe Kosovës mblidhen së bashku në garat e notit tek “Stela”

Sporti i notit do të zhvillojë këtë fundjavë një prej aktiviteteve të rëndësishme të vitit. Sportistët shqiptarë dhe ata nga Kosova do të mblidhen së bashku në ambientet e kompleksit “Stela” ku do të zhvillohen gara të ndryshme të notit. Profesor Sadik Mema, i cili është edhe Kreu i kësaj Akademie, tregon për organizimin dhe të veçantat e këtij eventi.

Kur fillon ky aktiviteti?

Aktiviteti fillon të shtunën në mëngjes në orën 09:00 deri rreth orës 12:00 dhe pasdite nga ora 16:00, pasi është një event me dy seanca

Cili është organizatori i këtij eventi të rëndësishëm?

Këtë event e organizon Akademia e Notit Stela në mbështetje të Federatës Shqiptare të Notit

Cili është qëllimi i këtij aktiviteti, çfarë përmban ky organizim?

Ky aktivitet përmban pothuajse të gjitha garat e notit dhe është pak i ngjeshur. Me përjashtim të garave te olimpiadave 800 dhe 1500 metra, të gjitha garat e tjera janë të parashikuara. Ky është i 7-ti vit që organizohet kjo garë nga Stela dhe do të marrin pjesë ekipe nga Shqipëria dhe Kosova. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen 12 ekipe, midis tyre dhe dy nga Kosova. Do të jenë rreth 160 pjesëmarrës.

Pjesëmarrësit do të jenë nga të gjitha grupmoshat?

Aktiviteti është open vetëm për te rriturit, me çfarë kam parë nga listat e garave që na kanë sjellë ka dhe të moshave të vogla, thjeshtë për t’i aktivizuar . Gjyqtarët i kemi të plotë nga kolegjiumi i gjyqtarëve të Federatës Shqiptare të Notit dhe aktiviteti do kryet në bazë me gjithë rregullat e Federatës të Notit.

Cilat janë pritshmëritë e kësaj gare, çfarë mendoni ju si specialist, si trajneri numër një që kemi sot për sot?

Ky është aktiviteti i parë i sezonit, e rëndësishme është që ata që kanë punuar të arrijnë rezultate të mira dhe presin disa rezultate të mira, të paktën unë flas për ekipin tim, nuk e di se në çfarë niveli janë ekipet e tjera për momentin.