Njihuni me 5 golashënuesit më të mirë në Champions

758
Sigal

Deri më tani vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë arritur që të kalojnë shifrën e 100 golave në Champions League, edhe pse më parë ka qenë një utopi e vërtetë. Fillimisht rekordi mbahej nga Alfredo Di Stefano me 49 gola, më pas ishte radha e Raul me 71, derisa erdhi epika e portugezit dhe argjentinasit.

Cristiano Ronaldo – 123 golaFoto de Cristiano

Portugezi ka shënuar 126 gola në tre skuadra: Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Portugezi do të gjente golin e parë në vitin 2017, duke shënuar dopietë ndaj Romës në çerekfinale. Ai ka rekordin për gola të shënuar në një sezon të vetëm, 17, në sezonin 2013-2014. Me fanellën e Real Madridit ka realizuar 105 nga 126 golat në total.

Lionel Messi – 112 gola

Foto de Messi

Futbollisti argjentinas ka shënuar për herë të parë në vitin 2005 ndaj Panathinaikos, ndërkohë që deri më tani ka arritur shifrën e 112 golave. Sezoni i tij më i mirë ka qenë 2011-2012 me 14 gola të shënuar.

Raul – 71 gola

71 golat e shënuar prej tij dukeshin si një rekord i pathyeshëm, por që nuk do të zgjaste shumë. Ndryshe nga Cristiano dhe Messi, ai ka shënuar vetëm një gol me penallti. Raul ka shënuar 66 gola me Real Madrid dhe 5 me Schalken.

Karim Benzema – 60 gola

Foto de Benzema

Futbollisti francez ka arritur një shifër të rëndësishme. Ai asnjëherë nuk ka mundur të shënojë më shumë se 10 gola brenda një sezoni, teksa më i miri ka qenë ai 2011-2012 me 7 gola në total. Ka debutuar në vitin 2005 ndaj Rosenborgut, kur ishte pjesë e Lyon, me të cilët gjeti 11 herë rrugën e rrjetës.

Van Nisterlrooy – 56 gola

Sulmuesi holandez ka qenë shquar si një sulmues vrastar brenda zonës, duke qenë protagonist me Manchester United, Real Madrid dhe PSV. Debutimin në Champions e ka bërë në vitin 1998 ndaj Kaiserslautern.