Një tjetër ‘Galaktik’ kërkon largimin nga Reali

458
Sigal

Konkurrenca  e madhe tek skuadra e Real Madrid e ka shtyrë portierin që të marrë vendimin për t’u larguar nga “Los Blancos”.

Sipas “Don Balon” Navas i ka kërkuar drejtuesve që ta prishin kontratën e tij.

“Unë kam dy vjet të mbetura në kontratë, por unë dua të lejohem që të largohem nga kryeqyteti spanjoll si një lojtarë i lirë,“-mësohet të këtë thënë Navas.

Një sinjal i mirë për Juventus dhe Benficën që kanë shprehur dëshirën për ta pasur portierin pjesë të tyre në sezoniin e ardhshëm. Vlera e tij  në treg sipas “trasfermarket” është 10 milion euro,

Navas ka kaluar 5-sezone në “Santiago Bernabeu” që nga viti 2014 kur firmosi me Madrilenët.