Një ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Atalanta përmbys Parmën dhe merr përkohësisht vendin e dytë

342
Sigal

Atalanta ka arritur të mposhtë Parmën me përmbysje dhe të marrë përkohësisht vendin e dytë.
Të besuarit e Gasperinit kanë shansit të përmbyllin një sezon ta jashtëzakonshëm në Seria A si nënkampionë të Italisë.

Në ”Ennio Tardini” Parma kaloi e para në avantazh me Kulusevskin, por në pjesën e dytë Malinovsky dhe Gomez i dhanë zikaltërve 3 pikë.
Për më tepër Atalanta në ndeshjen e fundit pret Interin ku do të luajnë për vendin e dytë edhe pse mbrapa ndjek Lazio që mund të përfitojë. Por Atalanta këtë vit ka qenë një makineri golash dhe ka shansin që ta mbyllë Serinë A me 100 gola në rast se shënon më shumë se 2 ndaj Interit.

Por aventura e Atalantas nuk përfundon këtu pasi në Champions League do të përballen me PSG.