“Një burrë i moshuar priti gjithë natën për një biletë”, mbyllen shitjet për Spanjë-Shqipëri

549
Që në ditën e parë kur nisi shitja e biletave, në Spanjë pati një interesim shumë të lartë për të qenë të pranishëm në impiant. 5000 bileta të shitura në tri orët e para, ishte sinjali i parë që takimi i kuqezinjve do të luhet në një stadium të stërmbushur.
Radha
Mediat spanjolle kanë bërë me dije se pranë biletarisë së stadiumit ka pasur edhe raste kur tifozët kanë pritur mbi 12 orë për të marrë një të tillë. “Një burrë në moshë ishte veshur mirë, kishte marrë një karrige portative dhe qëndroi gjatë gjithë natës para biletarisë deri në mëngjesin e ditës së nesërme për të marrë një biletë”, ka shkruar “Marca” dy ditë më parë.
Biletat
Dje, ka qenë vetë institucioni i futbollit spanjoll që ka bërë me dije se nuk ka më në shitje asnjë biletë për ndeshjen kundër Shqipërisë. Me një njoftim, Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije se për ndeshjen kundër Shqipërisë do të jenë të pranishëm mbi 28 000 tifozë.
Sigal