Nis pjesa e dytë Shqipëri-Angli, britanikët godasin shtyllën

266
Sigal

Min ’51: Sterling jep një asist brenda zonës për Phil Foden i cili godet fort. Gjuajtja pritet nga Berisha dhe topi prek shtyllën

Min ’49: Anglezët rrezikojnë sërish me Raheem Sterling. Mysafirët lëvizin topin në gjysmëfushën e Shqipërisë

Pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Qatar 2022” me mysafirët që kaluan në epërsi.

Skuadrat e filluan me kujdes takimin dhe shansi i parë i madh erdhi në minutën e 13-të, kur Myrto Uzuni u vu përballë portierit Nick Pope, nga një pasim fantastik nga Elseid Hysaj, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Anglezët vazhduan të rrezikonin portën e Kuqezinjve me anë të Raheem Sterling.

Anglia kishte në vazhdimësi sulme, ndërsa momenti i golit erdhi në minutën e 39-të me anë të Harry Kanes që realizoi me lehtësi nga një gabim i mbrojtës tonë.