Ngecin ballshiotët, sot Tirana në provën e “arratisjes”

720
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ U luajtën dje dy ndeshjet e para në Grupin B, java e gjashtë me dy rezultatet interesante 
Me bollëk golash është mbyllur ndeshja Bylis-Pogradeci 3-3, në kuadrin e javës së 6-të të Kategorisë së Parë, Grupi B, ndërkohë ë Naftëtari e bëri sefte për këtë sezon, me fitoren minimale 1-0 ndaj Ilirisë. Në skuadrën ballshiote është ulur në bankinë në figurë e njohur e trajningut në futbollin shqiptar, durrsaku Stavri Nica, dhe pritej që dje ndaj Pogradecit jo vetëm të fitohej, por edhe me diferencë golash. Nuk ndodhi kështu, sepse, ishin pogradecarët ata që e mbyllën në avantazh pjesën e parë, 2-1, me golat e Çekiçit dhe të Peres. Ndërsa për Bylisin shënoi Zisi në minutën e 25-të, pas një gabimi të portierit Mali, duke e lënë të hapur gjithçka për pjesën e dytë, ku fillimisht Bylisi u zgjua në lojën e tij dhe arriti ta përmbyste rezultatin. Ishte Ntepe në minutën e 59-të që barazoi shifrat në 2-2, ndërsa Kolgega në minutën e 66-të i kaloi në avantazh ballshiotët. Kështu u duk se vendasit do ta fitonin këtë takim, por fundi rezultoi fatal. Mezini i ndëshkoi duke shënuar golin e tretë dh të barazimit të ndeshjes, rezultat ky që e bën edhe më të largët diferencën e Bylist me Tiranën, e cila kryeson renditjen e grupit B me 15 pikë në 5 ndeshje të luajtura. Ky barazim i shkon për shtat skuadrës bardheblu, e cila ka mundësi të arratiset sot, pas sfidës me Tomorin, e cila do të luhet në Kuçovë. Në takimin tjetër të Grupit B, Naftëtari-Iliria 1-0, goli i vetëm i Allkanjarit i dha tri pikët e para kuçovarëve, por pa ja hequr “litarin” nga vendi i fundit në renditje. Dhe duke mbetur tek ky grup, sot do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera, në të cilat kalendari duket më favorit për Shkumbinin e Turbinën. Në Grupin A, sfida delikate Dinamo-Kastrioti është lënë për tu luajtur nesër, e kështu krutanët kanë mundësinë që ta lexojnë mirë renditjen, ndërkohë që për Dinamon kjo do të jetë ndeshja ku do të matë mirë forcat aktuale ndaj pretendentit kryesor për kreun e grupit. Ndërsa në këtë grup, takimi Besa-Egnatia mbetet edhe një “derbi” i zonës, pasi kavajasit janë më të avantazhuar, jo vetëm se luajnë në fushën e tyre, por kanë edhe një përbërje më cilësore se sa rrogozhinasit. Risia është se, të gjitha ndeshjet sotme të këtij grupi do të nisin nga ora 14:30.
TOMORI-TIRANA 14:30
Atmosferë entuziaste në Berat, më shumë për historinë
Sot në Kuçovë do të luhet ndeshja e javës së gjashtë të Grupit B, Tomori-Tirana, një çift interesant që çuditërisht ka ngritur mendjet e opinionit qytetar e më gjerë, me ndeshjen “finale” të stisur nga FSHF-ja në edicionin 1999-2000, për titullin kampion në ish-Kategorinë e Parë. Në deklarimet e të dy trajnerëve, duket se do të jetë një sfidë e hapur, por edhe e vështirë, sa i përket ngarkesës psikologjike. Për Santilian Ulen e Tomorit, ndeshja sot me Tiranën është një konfirmim i Tomorit si një skuadër që i takon elitës, ndërsa për Zë Marina e Tiranës, kërkohet kujdes. “Nëse mendojmë se jemi superiorë ndaj rivalëve tanë, do të thotë se nuk po veprojmë siç duhet. Këtë problem duhet ta menaxhojmë mirë tek Tirana”. Gjithsesi, sot pritet që edhe historia të “vërdalloset” në fushën e lojës.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e gjashtë
Sot, datë 28 tetor 2017 
Besëlidhja-VllazniaB 14:30
Besa-Egnatia 14:30
Erzeni-Burreli 14:30
Tërbuni-Korabi 14:30
Nesër, datë 29 tetor 2017 
Dinamo-Kastrioti 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kastrioti 5 13
2.Besa 5 12
3.Erzeni 5 9
4.Besëlidhja 5 8
5.Egnatia 5 7
6.Dinamo 5 7
7.Korabi 5 5
8.tërbuni 5 3
9.Vllaznia B 5 2
10.Burreli 5 2
GRUPI B
Ndeshjet-Java e gjashtë
Dje, 27 tetor 2017 
Bylis-Pogradeci 3-2
Naftëtari-Iliria 1-0
Sot, datë 28 tetor 2017 
Tomori-Tirana 14:00
Shkumbini-Shënkolli 14:30
Turbina-Apolonia 14:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Tirana 5 15
2.Bylis 6 15
3.Apolonia 5 8
4.Tomori 5 8
5.Shkumbini 5 7
6.Shënkolli 5 6
7.Iliria 6 6
8.Pogradeci 6 5
9.Turbina 5 4
10.Naftëtari 6 3
Disiplina “kreh” me 4 ndeshje Flamurtarin 
Nëse do ti referoheshim numrit të listuar të vendimeve të djeshme të Komisionit të Disiplinës në FSHF, ai mund të jetë më i madhi, të paktën në këtë sezon. Shkelësit e rregullores, në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar, në javën e kaluar, kanë marrë dënime të forta, ku më shumë veçohet dënimi me 4 ndeshje pa spektatorë i Flamurtarit, si dhe gjoba 100.000 lekë për sjelljen e gabuar të spektatorëve në ndeshjen ndaj Kamzës. Në këto masa, duket se futbolli inferior është më shumë “gjah” i disiplinës, pasi në këto kategori, shkeljet e KDS-së janë më evidente. Më e rëndë është masa disiplinore për lojtarin e Skraparit, Jurgen Gogo, me dy vite pezullim dhe 200 mijë lekë gjobë.
Vendimet për Superioren dhe të Parën:
1. Flamurtari dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë e gjobë 100.000 (njëqindmijë) lekë.
2. Zyrtari i KF “Teuta”, Klodian Dervishi, paralajmërohet.
3. Zyrtari i KF “Besëlidhja” Kristi Memi, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.
4. Lojtari i KF “Besëlidhja”, Camara, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim.
5. Zyrtari i KF “Vllaznia B”, Ervis Kraja, dënohet me 2 (dy) ndeshjes pezullim.
6. Lojtari i KF “Bylis”, Andreazzi Henrique, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim.
7. Lojtari i KF “Shënkolli”, Ruben Danaj, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim.
8. Lojtari i KF “Naftëtari”, Klajdi Pepa, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.
Sigal