Nga Spanja vjen një tjetër version për të ardhmen e Lautaro Martinez!

283
Sigal

Lautaro Martinez duket pak më larg Barcelonës në këtë pikë të sezonit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesi argjentinas ka vendosur të qëndroj tek Inter edhe për një tjetër vit por në të njëjtën kohë do të firmos një para kontratë me Barcelonën për tu transferuar në “Camp Nou” pas një viti.

As

Burime pranë lojtarit kanë konfirmuar për “AS” këtë lajm duke shtuar: “demi” është i vetëdijshëm për situatën e vështirë ekonomike dhe gjithashtu është i vetëdijshëm për sakrificën që po bën Barcelona për ta pasur në skuadër. Nga ana tjetër Inter e ka bërë të qartë se nuk do të pranoj përfshirjen e asnjë lojtari në negociata, për të ulur vlerën e kartonit. Në këto kushte zgjidhja më e mirë për të gjithë palët është qëndrimi i tij në Milano edhe për një tjetër vit për tu bashkuar më pas me Leo Messin, gjithnjë nëse ky i fundit nuk vendos të largohet.