Nga Ronaldo te Kane, ja lista me bomberat që do të luftojnë për “Këpucën e Artë” në Europian

200
Sigal

Teksa jemi në ditët e fundit para “Euro 2020”m tashmë është periudha më e mirë për të bërë edhe parashikimet për aspekte të veçanta. Një ndër ta është edhe ajo që lidhet me sulmuesit më të mirë që mund të shpallen në Europian. Listën e kryeson Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i kombëtares portugeze është i vetmi në këtë Europian që ka regjistruar më shumë se 100 gola me fanellën e përfaqësues së tij. Ronaldo me luzitanët ka arritur të fitojë Euro 2016 dhe Nations League ne 2019.

Emri i dytë është Robert Lewandowski, me 66 gola në 118 ndeshje me Poloninë. Pavarësisht dëmtimeve të shpeshta, sulmuesi i Bayernit të Mynihut mbetet i frikshëm në repartin e sulmit. Me 41 gola në Bundesligë, shifër që theu rekordin e Gerd Mullerit, i cili kishte shënuar 40, Lewadowski do të tentojë që dhe ne Euro 2020 të ketë të njëjtën perferomancë.

Belgjika ka si golashënuesin e saj më të mirë Romelu Lukakun. 59 rrjeta në 92 paraqitje. Sulmuesi i Interit e mbylli kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar titullin kampion. Pasi arriti që me fanellën e “Djajve të Kuq” të Europës ta mbyllte Botërorin e Rusisë në vendin e 3-të, tashmë do të përpiqet të rrëmbejë edhe trofenë e Europianit.

Gjermania e Johachim Loëe ka si golashënuesin e saj më të mirë, Thomas Muller. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut në 101 ndeshje ka shënuar 38 gola. Ukraina, që është një tjetër kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2020 nga 24 përfaqësuese në total, ka si golashënues Andrij Jarmelenko, i cili në 93 sfida ka shënuar 38 gola. Ai do të mundohet që të udhëheqë skuadrën e tij në duelet që ata do të kenë ndaj Austrisë, Holandës dhe Maqedonisë së Veriut.

Këta të fundit ndërkohë do të shpresojnë tek performanca e veteranit Goran Pandev, me 37 gola në 119 paraqitje. Skuadra e tij do të përpiqet maksimalisht të kalojë fazën e grupeve. Danimarka udhëhiqet nga Christian Eriksen i ka 36 finalizime ne 107 sfida.

Franca ka si golashënues Antoine Griezmann. Sulmuesi i Barçës me “Gjelat” në 90 paraqitje ka gjetur 36 herë rrugën e rrjetës. Në Euro 2016 ishte vendimtar në suksesin e ekipit të tij, teksa këtë herë së bashku me Mbappe-n dhe Benzema-n do të tentojnë pushtimin e Europës.

Listën e mbyll Harry Kane. Me Anglinë “bomber” i “Spursa”-ve në 54 paraqitje ka shënuar 33 gola. Gjatë kësaj vere pritet që Kane të shpërthejë dhe më pas të bëjë dhe transferimin e shumë dëshiruar në një tjetër skuadër.