Neymar thërret Ronaldon te PSG-ja: Dua të luaj me të

155
Sigal

Pas rinovimit me PSG-në deri në vitin 2025, por me opsion për një tjetër vit kontratë, Neymar duket se ka objektiva dhe dëshira të tjera të mëdha mbi të ardhmen e tij, ku përveç fitimit të Championsit është edhe ajo për të luajtur një ditë përkrah Cristiano Ronaldos.

Diçka të tillë sulmuesi brazilian e ka thënë në një intervistë për “GQ”, e cila pritet të publikohet e plotë në ditët në vazhdim: “Në të ardhmen do doja që të luaja përkrah Cristiano Ronaldos.

Deri tani kam luajtur me kampionë të mëdhenj si Messi e Mbappe, por do të më pëlqente që të kuptoja edhe se çfarë do të thotë të ishe çdo ditë përkrah Ronaldos, pasi ai është një ndër ta që di sesi fitohet edhe Liga e Kampioneve. Tjetër ëndërr? Fitorja e Botërorit me Brazilin”.