Neymar mund të largohet nga PSG

768
Neymar mund të largohet nga Paris Saint Germain pas vetëm një sezoni. Sipas mediave sportive, ai synohet nga Real Madrid që në merkaton e verës. Madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 400 milionë Euro për ta marrë, por më parë me të do të bisedojë Nasser Al-Khelaifi.
Presidenti i Paris Saint Germain do të shkojë në Brazil ku ndodhet sulmuesi për të kuptuar qëllimin e tij. Neymar, i cili firmosi për skuadrën franceze 3 Gushtin e vitit të kaluar, u transferua nga Barcelona për 222 milionë Euro.
Braziliani është duke u riaftësuar pas operacionit në këmbë që do ta mbajë më shumë se 2 muaj larg fushës. Sjellja e tij te Paris Saint Germain u shoqërua me polemika, pasi nuk munguan mosmarrëveshjet veçanërisht me Endison Cavani. Në 30 takime me ekipin parisien, Neymar ka shënuar 28 gola.
Sigal