“Neymar kurrë legjendë si Pele”

528
Sigal

Ish trajneri i Selecao beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk mund të bëhet kurrë më i miri në botë si dhe dyshon që ai do të arrij suksesin e ikonës se Brazilit, Pele

Neymar “kurrë nuk do të jetë si Pele”, thotë ish trajneri i Brazilit Luiz Felipe Scolari, por sulmuesi i PSG’së është afër niveleve të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Në Brazil, ne e dimë kush është Neymar dhe kush është Pele. Ne e dimë se ka vetëm një Pele dhe kurrë nuk do të këtë te tjerë”, ka thënë ai për gazetën El Mundo.

“Një lojtarë mund të jetë shumë i mirë, spektakular, por ata nuk do të jenë kurrë si Pele sepse ai nuk ka trashëgimtar. Askush nuk do ta barazojë atë”.

Kur është pyetur se a do të arrin Neymar të jetë krah te mëdhenjve te të gjitha kohërave, Scolari beson se ikonat moderne mund të bëhen më të mirat në kohën e tij, transmeton GazetaExpress.

Ai deri me tani ka operuar në hije të Messis dhe Ronaldos, por superyjet e Barcelonës dhe Real Madridit tani kanë kaluar 30 vite.

Koha është në anën e Neymar dhe ai tani ka filluar të tregojë karakterin e tij dhe ndoshta në të ardhmen mund ta fitojë Topin e Artë me vota të FIFA’s.

Scolari kur u pyet për krahasimet e vendasit të tij me Messi dhe Ronaldon tha:

“Në Barcelona, ai u zhvillua shumë dhe arriti në nivelin e tyre. Por nuk ndodhi në ditët e tjera kur kaloi në PSG. Ai është në rrugën e duhur por ende i duhet kohë. Ndoshta një vit apo dy për të arritur në nivelin e tyre”.

Neymar do të luan sonte kundër Belgjikës në çerekfinalen e Botërorit që po mbahet në Rusi.