Neymar e Mbappe në Paris përjetë, befason Al-Khelaifi

80

Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale bën me krahë presidentin e PSG, sheikun Nasser Al-Khelaifi. Pas sfidës kundër Atalanta, Al-Khelaifi foli për të ardhmen e dy xhevahireve të ekipit, Neymar e Mbappe: “Neymar dhe Kylian janë dy nga lojtarët më të mirë në botë, por ishte ekipi që zhvilloi një ndeshje të madhe dhe pse më duhet ta pranoj që Neymar u tregua shumë i zoti. Në muajt e fundit ka ndryshuar diçka te ky ekip”, theksoi sheiku duke komentuar më pas të ardhmen e dy yjeve, dy nga lojtarët më të lakuar në merkato, Neymar për një rikthim në “Camp Nou” ndërsa Mbappe i destinuar për të veshur fanellën e Real Madrid:Al Khelaifi Mbappe

“Të dy lojtarët do të qëndrojnë për jetë këtu”, theksoi shkurtimisht Al-Khelaifi duke treguar qartë ambiciet e tij. Në fakt presidenti i PSG e ka konfirmuar më shumë se një herë se është e vështirë ti rrëmbesh një lojtarë nëse nuk dëshiron ta shesë.