Nervozohet Mourinho, nuk bie dakord me vendimin e CAS për të falur Man City-n

66

Gjatë këtij sezoni Muriel ka rezultuar në shumë raste vendimtar për bergamaskët, pasi ka shënuar në vazhdimësi gola të rëndësishëm edhe pse është përdorur përgjithësisht si zëvendëses nga Gasperini.

Ditën e djeshme, Manchester City fitoi apelin në CAS. Fillimisht të dënuar me 2 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane, për shkak të mosrespektimit të fair-playt financiar, “Qytetarët” u dënuan vetëm me një gjobë prej 10 milion eurosh nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (dënimi me 2 vite mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane u anulua). ” Jam tepër i lumtur me vendimin, ” tha Pep Guardiola në mënyrë logjike, mjaftueshëm për të komentuar këtë vendim.

Por bota e futbollit nuk u pajtua plotësisht me sanksionin. Jose Mourinho, trajneri i Tottenham, nuk ishte aspak dakord me vendimin e gjykatës: Është një vendim shumë i turpshëm, sepse nëse nuk janë fajtorë atëherë pse duhet të vendosnin një gjobë prej 10 milionë euro? Nëse nuk je fajtor, nuk ka pse të gjobitesh. Por, nëse janë fajtorë, atëherë vendimi është i turpshëm dhe duhej të përjashtoheshin nga kompeticioni. Nuk e di nëse janë fajtorë apo jo, por në të dyja rastet vendimi është i turpshëm”, u shpreh Mourinho.