Në verën 2016 Guardiola do të nis të drejtojë Manchester United

457
Pep Guardiola ka vendosur që nga vera e ardhshme ta drejtojë Manchester Unitedin dhe jo rivalin lokal, Cityn. Burime për Daily Star kanë bërë të ditur se trajneri spanjoll preferon më shumë Unitedin nëse posti i menaxherit do të jetë i gatshëm në verën e vitit 2016.
“Pepin gjithmonë e ka fascinuar ky klub. Ai pëlqen klubet me traditë të madhe dhe Unitedi ka traditë”, ka thënë burimi. “Ai do ta ketë të lehtë të vendos dhe Manchester City është klub ambicioz. Por Unitedi është klub edhe më atraktiv”.
Sigal