Në Spanjë mbajnë frymën para “El Clasico”, formacionet Barcelona-Real

566
Sigal

Futbolli spanjoll mban frymën në pritje të “El Clasico”. Barcelona do të presë në orën 21:00 në tempullin e saj “Camp Nou” rivalët e përjetshëm të Real Madrid për gjysmëfinalen e vajtjes në Kupën e Mbretit. Nuk mund të mungonte në një sfidë të tillë, Lionel Mesi. Sulmuesi argjentinas ka larguar çdo dyshim dhe do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

1549400107980

“Pleshti” do të formojë treshen e sulmit katalunjas bashkë me Suarez dhe Kutinjon. Nga ana tjetër, Reali i Madridit do të përgjigjet gjithashtu me një “tridhëmbësh” në repartin ofensiv. Karim Benzema në vijën e parë të sulmit do të ketë mbështetjen e Lukas Vaskez dhe Vinicius Jr.