Në Singapor fiton Hemilton, Vetel dhe Ferrari në garë të zbehtë

466
Sigal

Nga Agron KAJA

FORMULA 1/ Dje u zhvillua gara e radhës, piloti i Mercedes thellon distancën me 40 pikë larg nga ndjekësit

Në pistën e Singaporit, piloti i Mercedes, Luis Hemilton u tregua i suksesshëm ndaj rivalit të tij kryesor për titullin, Sebastian Vetel të Ferrarit. Duke marrë Çmimin e Madh të Singaporit, anglezi e çon në +40 pikë avantazhin e tij me gjermanin në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve. Britaniku i Mercedes e kontrolloi garën që nga fillimi, duke u nisur në “pole position” dhe përfitoi në maksimum nga disa vendime tepër të diskutueshme të rivalëve të tij te Ferrari, ndërsa gjermani i Ferrarit, Sebastian Vetel që rivalizon për këtë çmim, e përfundoi garën vetëm në vendin e tretë, por duke zhvilluar në tërësi një garë me shumë pak emocione. Britaniku arriti të mbrohej nga sulmi i pilotit të Redbull në kthesën e shtatë ndërsa Grosejan u penalizua me pesë sekonda për shkak se nuk respektoi rregullin për t’i hapur rrugën pilotit që po e dublonte. Ndërkohë, në këtë garë, mes Hamilton dhe Vetel ka hyrë holandezi i Red Bullit, Maks Verstapen, i cili nuk e diskutoi këtë vend në podium deri në mbyllje të garës. Jashtë podiumit në Singapor mbetën Botas i Mercedes, Raikkonen i Ferrarit dhe Riçiardo i Red Bull, që gjithsesi, në renditjen e përgjithshme hyjnë në Top 10 të këtij Çmimi. Gara e radhës do të zhvillohet më 30 shtator në Rusi, ndërkohë që janë 6 gara deri në mbyllje të sezonit 2018, dhe janë 150 në lojë që do të përcaktojnë përfundimisht fituesin. Por Hemilton mbetet pretendenti kryesor edhe për këtë sezon, ndërkohë që Ferrari dhe pilotët e tij po zhgënjejnë garë pas gare.

 

RENDITJA E PËRGJITHSHME

Piloti                Skuderia          P

  1. Hemilton Mercedes 281

2.S. Vetel        Ferrarri            241

3.K. Raikonen Ferrari              174

4.V. Botas       Mercedes         171

5.M.Verstapen            Red Bull          148

6.D. Riçardo   Red Bull          126

7.N.Hulkenbe  Renault            53

8.F. Alonso     McLaren          50

9.K. Magnuse  HAAS             49

10.S. Perez      Force India      46