Në derbin ndaj Milanit vijnë si kryesues, ultrasit e Interit: Koreografia do jetë në gjithë qytetin, do bëjmë…

161
Sigal

Pas fitores 3-1 ndaj Lacios, që e lejoi Interin të marrë kreun në klasifikimin e Serisë A, për tifozët zikaltër është koha të mendojnë për derbin e Milanos.

Pasi ka nisur java që sjell sfidën me Milanin, grupi i ultrasve interistë “Curva Nord” u ka bërë thirrje mbështetësve përmes rrjeteve sociale: “Është koha të ngjyrosim qytetin tonë. Koreografia ndoshta nuk mund të jenë shkallët e stadiumit, por e tërë Milanoja.

Misioni është i lehtë, por njëkohësisht angazhues për të gjithë: flamuj në ballkone si banderola, të vishemi si Interi, zikaltër, të ndërtojmë supremacinë e klubit dhe të ndezim Milanon me ngjyrën e zjarrit (pra, blu) në pritje të ndeshjes së ndeshjeve”.