Ndryshim axhende? UEFA heq dorë nga Stambolli. Finalja e Championsit mund të luhet në një tjetër vend

271
Sigal

UEFA është duke marrë në konsideratë të gjitha opsionet në mënyrë që finalja e Champions League të luhet këtë sezon, por nuk është e sigurt nëse do të bëhet në Stamboll. Organi më i rëndësishëm i futbollit evropian, po mendon që të luhet në një vend tjetër për shkak se në Turqi mund të luhet vetëm me dyer të mbyllura.

Në tryezë do të jenë të gjitha opsionet, teksa vendimi do të merret më 17 qershor sipas gazetës amerikane. Kujtojmë që Turqia ka një popullsi prej 83 milionë banorë dhe deri më tani janë 161 mijë raste të konfirmuara dhe 4461 vdekje.

Aktualisht janë në proces lehtësimi të masave, por vështirë se deri më 31 gusht të lejohet zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë. Ndryshime mund të ketë edhe në Europa League.